Në vendkalimin kufitar Vërmicë-Morinë, fillimi i muajit gusht ka rezultuar me numrin më të madh të udhëtarve në dalje nga Kosova drejt Shqipërisë dhe radhët po zgjasin deri në orën 13:00.

Pika kufitare po punon me kapacitet maksimal këto ditë për të evituar pritjet e gjata.

Brenda javës në hyrje-dalje në kufirin Kosovë-Shqipëri në Vërmicë ka pasur rreth 130 mijë udhëtarë të regjistruar.

Nga fillimi i muajit korrik zbatohet Memorandumi i Bashkëpunimit mes Policisë së Kosovës dhe Policisë së Shqipërisë për patrullime të përbashkëta.

Policia e Kosovës dhe Policia e Shqipërisë patrullojnë së bashku në rrugët e Shqipërisë me qëllim krijimin e një ambienti sa më të sigurt për të gjithë qytetarët gjatë sezonit turistik./ATSH/