Guterres: Kolapsi i klimës ka filluar, valët e të nxehtit po kërcënojnë njerëzit

Guterres: Kolapsi i klimës ka filluar, valët e të nxehtit po kërcënojnë njerëzit

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, në një deklaratë tha se “ka filluar kolapsi i klimës”. Komenti i tij vjen si përgjigje për njoftimet për temperaturat e larta rekord globale të regjistruara gjatë verës në hemisferën veriore.

“Shkencëtarët kanë paralajmëruar prej kohësh kundër pasojave të përdorimit të lëndëve djegëse fosile. Klima jonë po shkatërrohet më shpejt se sa mund të përballonim, me ngjarje ekstreme të motit që po prekin të gjitha cepat e planetit”, tha Guterres.

Valët e të nxehtit po bëhen më intensive dhe më të shpeshta nga ndryshimet klimatike, duke kërcënuar njerëzit dhe të gjitha gjallesat, paralajmëroi sot OKB.

Shkencëtarët fajësojnë ndryshimet klimatike të shkaktuara nga temperaturat e larta, por ndonjëherë edhe nga njeriu për shkak të djegies së qymyrit, naftës dhe gazit natyror me një shtytje shtesë nga një El Nino natyral, që është një ngrohje e përkohshme e pjesëve të Oqeanit Paqësor që ndryshon motin në mbarë botën, raportojnë mediat e huaja.

Zakonisht El Nino, i cili filloi në fillim të këtij viti, shton nxehtësi shtesë në temperaturat globale. Deri më tani, 2023 është viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë pas vitit 2016.

El Nino është një fenomen moti, që në vitin 1998 shkaktoi një kaos në sistemet botërore të motit dhe u fajësua për disa nga aktivitetet ekstreme të motit. Mendohet se ka lidhje me disa nga përmbytjet e rënda dhe motin e ngrohtë në hemisferën e veriut, diçka e pazakontë për këtë periudhë të vitit.

Fenomeni bën që ujërat e ngrohta të Paqësorit qendror të zgjerohen drejt lindjes, në drejtim të Amerikës së Veriut dhe të Jugut.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?