Kombet e Bashkuara do të qëndrojnë në Afganistan për të ofruar ndihma për miliona afganë të dëshpëruar, por fondet po shterojnë, tha të martën Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres.
Guterres foli pas një takimi të përfaqësuesve të më shumë se 20 vendeve në Doha të Katarit për të diskutuar një qasje të përbashkët ndërkombëtare ndaj Afganistanit.
Ai tha se shqetësimet për stabilitetin e vendit po rriten.
"Ne qëndrojmë (në Afganistan) dhe jemi të vendosur të kërkojmë kushtet e nevojshme për të vazhduar... pjesëmarrësit ranë dakord për nevojën për një strategji angazhimi," tha Guterres.
“Urdhëri i talibanëve që ia ka ndaluar grave afgane punën në OKB ishte një shkelje e të drejtave të njeriut.Ne kurrë nuk do të heshtim përballë sulmeve të pashembullta sistematike ndaj të drejtave të grave dhe vajzave”, tha ai.
Guterres theksoi se takimi nuk kishte për qëllim njohjen e administratës së talibanëve - gjë që asnjë vend nuk e ka bërë zyrtarisht ende.
Ai tha se ishte i hapur për të takuar zyrtarë talibanë kur do të jetë momenti i duhur për ta bërë këtë, por sipas tij “sot nuk është momenti i duhur".
Administrata talibane thotë se respekton të drejtat e grave në përputhje me interpretimin e tyre të ligjit islamik dhe se territori i Afganistanit nuk do të përdoret për militantizëm ose dhunë kundër kombeve të tjera. REL
B.V/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Vrasja e policit, a rrezikon të përshkallëzohet konflikti Kosovë-Serbi?
-
Po
60.2%
-
Jo
32.6%
-
Nuk e di
7.3%
Vota total: 2009
Lajme të tjera
-
Rusia kërkon t’i bashkohet këshillit të OKB-së për të drejtat e njeriut
26 Shtator, 09:02
-
OKB nis hetimet për nxitjen e gjenocidit nga mediat ruse
25 Shtator, 13:08
-
Rusia hedh poshtë marrëveshjet, Lavrov: Propozimet e OKB-së për paqe me Ukrainën, jo realiste
24 Shtator, 18:26
-
Fjala e Ramës në KS, ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB: Merr notë shkëlqyeshëm, i dha një përgjigje dinjitoze diplomatit rus
22 Shtator, 22:09
-
Guterres dhe Lavrov takohen në New York, diskutojnë për luftën Rusi-Ukrainë
22 Shtator, 20:54
-
Opozita shqiptare dhe Rusia në një zë kundër Ramës: Shkeli rregullat duke mbrojtur Zelenskyn nga agresori
22 Shtator, 17:01
-
Erdogan ankohet për ngjyrat e Asamblesë në OKB! Presidenti turk: LGBT ka të drejta, por edhe ne që jemi kundër tyre
22 Shtator, 12:29
-
VIDEO/ Hasani kryeson takimin ‘Armeni-Azerbajxhan’ në OKB: Përpjekje për të arritur paqe të qëndrueshme
22 Shtator, 11:58
-
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, Vuçiç akuza Perëndimit: Keni shkelur ligjin ndërkombëtar për Kosovën
21 Shtator, 20:45
-
'Bild': Para gjithë botës, Rama i vë frenat ankesave ruse me një fjali
21 Shtator, 20:17
-
Ylli Pata: Shndërrimi i parodisë anti-Rama në karikaturë anti-amerikane!
21 Shtator, 19:48
-
Begaj takon Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, António Guterres
21 Shtator, 19:42