Guterres: U përfshinë në luftë, pushohen nga puna 9 punonjës të UNRWA-s, një i vdekur

Guterres: U përfshinë në luftë, pushohen nga puna 9 punonjës të UNRWA-s, një i vdekur

Antonio Guterres

1706426537_gut.jpg

Antonio Guterres

Nga 12 anëtarët e stafit të Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punët për Refugjatët Palestinez në Lindjen e Afërt (UNRWA), të akuzuar si të përfshirë në masakrën e kryer në Izrael nga Hamasi më 7 tetor, nëntë u pushuan nga puna, një u vra dhe identitetet e dy të tjerëve janë ende të paidentifikuar.

Kështu deklaroi sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, duke siguruar se organi mbikëqyrës i Kombeve të Bashkuara ka nisur tashmë një hetim dhe se një rishikim i pavarur i fakteve është i pashmangshëm.

Në vazhdën e akuzave kundër UNRWA, nëntë vende, përfshirë Italinë, kanë pezulluar tashmë fondet për agjencinë kryesore të OKB-së në Gaza. Guterres, megjithatë, u bëri thirrje të gjithëve që të vazhdojnë ndihmën financiare për UNRWA e cila mbështet 2 milionë banorë të Gazës që varen nga ndihma e cila është thelbësore për "mbijetesën e përditshme".


Lajmi kryesor:

Lufta/ Sulm me dron në bazën e SHBA në Jordani, 3 ushtarë amerikanë të vrarë, dhjetëra të plagosur! Biden akuzon grupet e mbështetura nga Irani


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli dhe Hamasi debatojnë për armëpushimin

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli dhe Hamasi debatojnë për armëpushimin