Guvernatori i BSH, Meta: Vullnet 
i mirë për zgjidhje konsensusuale

Guvernatori i BSH, Meta: Vullnet <br />i mirë për zgjidhje konsensusuale
TIRANE - Presidenti Republikës Bujar Nishani përfundoi serinë e takimeve konsultative me krerët më të lartë të politikës Shqiptare, mbi emrin e ri që do të zërë postin e gruvernatorit të Bankës së Shqipërisë. Me ftesë të vetë Presidentit, Kryetari i kuvendit Ilir Meta ishte i pari që zhvilloi takimin. Meta deklaroi se nuk u fol për emra konkretë por për procesin, duke vënë në dukje se ka një vullnet të mirë për të bashkëpunuar me Presidentin, procesi të prodhojë një emër me integritet dhe të pavarur. Meta theksoi se e drejta kushtetuese e Presidentit do të respektohet.

"U fol kryesisht për procesin dhe jo për emra të caktuar. Do të respektojmë të drejtën kushtetuese të Presidentit dhe shpresojmë që ky emër të jetë garant i drejtimit profesional të BSH-së”, tha kreu i Kuvendit.

Pas Metës, ishte kryeministri Rama ai që vizitoi Presidentin Nishani, në një takim që zgjati rreth 40 minuta. Ky ishte një tjetër takim që kryeministri bën në ambientet e Presidencës, për të arritur në një emër konsensual, që do të vihet në krye të Bankës Qendrore. Shefi i mazhorancës nuk komentoi takimin pas përfundimit të tij.
 
Rreth orës 14:30 në Presidencë nisi takimi i tretë dhe i fundit, mes Nishanit dhe liderit të opozitës Lulzim Basha, i cili zgjati rreth 30 minuta. Kreu i demokratëve po ashtu, nuk ndaloi përpara medias për të zbardhur detajet e takimit.

Në fokus të takimeve të sotme ishte informimi nga ana e Presidentit për secilin prej bashkëbiseduesve të tij i proçesit të deritanishëm të ndjekur për përzgjedhjen e Guvernatorit të ri të Bankës së Shqipërisë. Në këtë kontekst, Kreu i Shtetit, në takimet e zhvilluara, informoi se proçesi i ndjekur synon arritjen e standardeve më të larta që çojnë drejt përzgjedhjes së kandidaturës më të mirë të Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë.   

Përgjatë takimeve, Presidenti Nishani kërkoi nga ana e bashkëbiseduesve që proçesi i konsultimit dhe përzgjedhjes së Guvernatorit të ri të Bankës së Shqipërisë të shoqërohet me transparencë dhe mirëkuptim.

Nishani, takimi i trete me Ramen. Kryeministri 45 minuta ne Presidence
Ora 11:30
Kryeministri Edi Rama mbërriti në ambientet e Presidencës rreth orës 11:30. Pas një takimi rreth 45 minuta, kreu i qeverisë ka lënë Presidencën rreth orës 12:15 dhe ka zgjedhur të mos japë nj deklaratë për mediat. Takimi mes kreut të qeverisë dhe kreut të shtetit është për çështjen e emrit të guvernatorit të ri të BSH, i treti brenda një kohe shumë të shkurtër.



Nishani, takimi i dyte me Bashen
Takimi që Presidenti Nishani ka zhvilluar me kreun e opozitës Basha në orën 14:30 për çështjen e BSH vjen për herë të dytë dhe më shumë sesa për propozime konkrete mendohet të ketë patur një dakordësi për emrin që do t’i propozohet Parlamentit. Basha deklaroi pas takimit të parë me kreun e shtetit se është e rëndësishme që të garantohet pavarësia e BSH dhe të ruhet qëndrueshmëria e politikës monetare për ekonominë e vendit.

basha]
Foto të tjera

Meta: Vullnet i mirë për zgjidhje konsensuale. Folëm për procesin, jo për erma
Kreu i Kuvendit Ilir Meta, pas takimit të paralajmëruar dy ditë më parë në Presidencë me kreun e shtetit Bujar Nishani, i cili zgjati për rreth 30 minuta, theksoi se nga ky takim mes palëve, është shprehur vullneti i mirë për një emër konsensual sa i përket Guvernatorit të ri të Bankës së Shqipërisë.

Në një prononcim për mediat pas takimit, Kryeparlamentari, teksa konfirmoi se në qendër të bisedës mes tyre ishte çështja e BSH, nënvizoi se nuk është folur për emra mes tij dhe Nishanit, por vetëm për procesin dhe për rëndësinë e një emri konsensual.




Sipas tij procesi duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe konsensual, ndërsa shtoi se i këtij qëndrimi ka qenë edhe Presidenti Bujar Nishani.

"Natyrisht që çështja kryesoreja ka qenë Guvernatori i ri i BSH dhe Presidenti ka bërë një ekspoze të mënyrës se si ka proceduar deri tani për të realizuar detyrimin e tij kushtetues për të propozuar emrin e ri në një proces transparent dhe gjithëpërfshirës dhe është i hapur për të bashkëpunuar në këtë drejtim të zgjidhjes së kësaj çështje. Në themel të këtij procesi qëndron vullneti i mirë për të garantuar një zgjidhje sa më profesionale dhe konsolidimit të mëtejshëm të BSH. Është një proces vullnet mirë për të shkuar drejt konsensusit." thekosi kreu i Kuvendit 

Fjala e plotë e Kreut të Kuvendit Ilir Meta pas takimit me Presidentin Bujar Nishani
 
Meta: Do respektojmë Kushtetutën, për propozimin e emrit të ri
I pyetur nëse mazhoranca ka propozuar apo nëse ka ndodnjë emër të përzgjedhur, Meta ka theksuar se mazhoranca do të respektojë detyrimin kushtetues të Nishanit për të propozuar Guvernatorin e ri, ndërsa shtoi se nga ana e saj, shumica qeverisëse do të ofrojë kontributin e saj për një emër sa më profesional dhe konsensual.

Në këtë kontekst, Kryeparlamentari tha se palët diskutuan për një kurorëzim të këtij procesi në mënyrë që t’i jepet fund zgjidhjes së kreut të ri të Bankës Qëndrore.  

"Kryesisht u fol për procesin dhe për rëndësinë e vajtjes së një emrin gjithnjë përmes procesit dhe jo paracaktimit të një emri. Natyrisht që ne do të respektojmë të drejtën kushtetuese të Presidentit dhe do të ofrojmë të gjithë bashkëpunimin tonë që ky emër të jetë garant i drejtimit profesional të BSH dhe ruajtjes së pavarësisë së këtij institucioni. Kryesisht kemi folur për çështje të tjera, që kanë të bëjnë me politikën e jashtme por çështja kryesore është kurorëzimi i këtij procesi për zgjedhjen e kreut të ri të BSH." përfundoi Nishani

ilir meta
Foto të tjera

Meta s’ka emër, besoj te përgjegjshmëria e Nishanit
Kreu i Kuvendit Ilir Meta e kërkuar nga Presidenti Nishani nuk do të sygjeroj emër por do të pres të dëgjoj sygjerimet e kreut të shtetit. Në një dalje për mediat Meta, theksoi se beson te përgjegjshmëria e Nishanit dhe pret të ketë një shkëmbim mendimesh sa më konstruktiv."Takimi nuk është kërkuar nga unë, është kërkuar nga institucioni i Presidentit. Unë do të shkoj me dëshirën më të mirë për të pasur një shkëmbim mendimesh sa më konstruktiv për çdo çështje që do të ngrejë Presidenti. Pa asnjë diskutim që Presidenti ka të drejtën e tij të përmbushë të gjitha detyrimet kushtetuese dhe unë shpresoj edhe besoj që këtë gjë do ta bëjë në mënyrë konstruktive dhe të përgjegjshme", u shpreh kryeparlamentari Meta.

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Uraganët, akuza nga Trump në fushatë elektorale: Ndihmat po jepen në mënyrë selektive! Obama: Sajon çdo gjë që thotë

Uraganët, akuza nga Trump në fushatë elektorale: Ndihmat po jepen në mënyrë selektive! Obama: Sajon çdo gjë që thotë