/ATSH/.- Banka Qendrore e Kosovës së bashku me ministritë e profilit ekonomik të Qeverisë së Kosovës duhet të rrisin bashkëpunimin në shërbim të nxitjes së një zhvillimi më të shpejt të ekonomisë vendore, por edhe për të lehtësuar procedurat për financimin e biznesit, duke bërë vendin më atraktiv për investime.
Kështu tha kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa në një takim me Guvernatorin e Kosovës, Bedri Hamza.
Sipas KosovaPress, ky i fundit informoi kryeministrin Isa Mustafa mbi performancën e sistemit financiar në vend.
Guvernatori informoi kryeministrin se gjatë vitit 2014 ka pasur rritje si të kredive ashtu edhe të depozitave.
Gjithashtu, Hamza njoftoi Kryeministrin se për herë të parë që nga funksionimi modern i sistemit bankar në Kosovë, normat e interesit kanë kaluar në vlera njëshifrore.
Gjatë takimit, gjithashtu u diskutua edhe për nivelin mjaft të mirë të kapitalizimit të sistemit bankar.
Kryeministri Isa Mustafa falënderoi guvernatorin Hamza për informimin mbi rrjedhat kryesore të sistemit financiar duke shprehur mbështetjen e tij për BQK-në.
/Shqiptarja.com