Rreth 150 njerëz janë varrosur në një varr masiv, thotë guvernatori rajonal i Luhanskut, Serhiy Haidai, duke shtuar se familjet e njerëzve të varrosur atje do të mund të kryejnë një rivarrim pas luftës.
"Policia po lëshon dokumente që u mundësojnë ukrainasve të sigurojnë certifikatat e vdekjes për të dashurit", shton Haidai.
Ndërkohë, këshilltari i qeverisë ukrainase Vadym Denisenko thotë se "çdo gjë tani është e fokusuar në Donbas", duke shtuar se situata është shumë e tensionuar pasi 25 grupe taktike të batalioneve ruse përpiqen të rrethojnë forcat ukrainase.
Lajmi kryesor:
Lufta në Ukrainë/Putin: Gati për të zhbllokuar grurin nëse hiqen sanksionet! Kuleba:Kemi nevojë për më shumë armë të rënda








