Guvernatori i ri, Nishani 'sfidon'
Ramën: Jo i huaj, e dua shqipta

Guvernatori i ri, Nishani 'sfidon'<br />Ramën: Jo i huaj, e dua shqipta
TIRANE - Presidenti i Republikës Bujar Nishanit njoftoi fillimin e procedurës për emërimin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, një ditë pas shkarkimit nga Kuvendit të Ardian Fullanit.

Por ndryshe nga sa ka deklaruar kryeministri Rama se kreu i Bankës qendrore duhet të jetë një personalitet i huaj, Nishani i ka bërë ftesë për këtë post të gjithë shqitparëve dhe shqiptareve, duke lënë të kuptohet se mes dy zyrtarëve nuk ka patur dakordësi për një guvernatorë të huaj.

Në një deklaratë për mediat,  Florian Nuri, drejtori i kabientit të presidentit tha se kandidatët do të kenë afat deri më 5 tetor për të dërguar kërkesat në faqen zyrtare të Presidencës.

"Institucioni i Presidentit të Republikës, pas vendimit të djeshëm të shkarkimit të Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë nga ana e Kuvendit të Shqipërisë, bazuar në nenin 161, pika 2 të Kushtetutës, njofton fillimin e procedurës së emërimit të Guvernatorit të ri.  Për këtë qëllim, Presidenti i Republikës fton të gjithë shtetasit shqiptarë dhe shqiptare si dhe ata nga diaspora të shprehin interesin e tyre pranë Institucionit të Presidentit të Republikës. Kandidaturat duhet të plotësojnë kushtet dhe kriteret e përcaktuara në Ligjin nr. 8269, datë 23.12.1997 “Për Bankën e Shqipërisë”, i ndryshuar.  Me këtë rast, Institucioni i Presidentit të Republikës garanton çdo të interesuar se aplikimi i tij ose i saj do të mbetet konfidencial.

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Klinika 24/ Neurokirurgu: Mjekësia është e vështirë, por që të jep shumë sadisfaksion

Klinika 24/ Neurokirurgu: Mjekësia është e vështirë, por që të jep shumë sadisfaksion