Guvernatori i ri, Nishani kopjon
Ramën, hap aplikimin online
Presidenti Nishani kopjon kryeministrin Rama për përzgjedhjen e Guvernatorin e ri të Bankës së Shqipërisë. Kryeministri hapi me pare garen online per anetaret e Keshillit Mbikeqyres, Presidenti hap garen online per guvenratorin. Kreu i ri i BSH pas dates 5 tetor, duhet te shtetas shqiptar.
TIRANE - Presidenti Nishani kopjon kryeministrin Rama për përzgjedhjen e Guvernatorin e ri të Bankës së Shqipërisë. Një dit pas shkarkimit nga Kuvendi të ish-kreut të BSH-së, presidenti Nishani hapi garën për aplikimet online për kreun e ri të institucionet më të madh monetar në vend, metodë kjo e ndjekur edhe nga Kryeministri Rama për përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të BSH.
Nëpërmjet një komunikate për mediat, Nishani theksoi se do të hapen aplikimet online për shtetasit shqiptar që jetojnë në Shqipëri ose jo, për të konkurruar për kreun e ri të BSH. “Institucioni i Presidentit të Republikës, pas vendimit të djeshëm të shkarkimit të Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë nga ana e Kuvendit të Shqipërisë, bazuar në nenin 161, pika 2 të Kushtetutës, njofton fillimin e procedurës së emërimit të Guvernatorit të ri. Për këtë qëllim, Presidenti i Republikës fton të gjithë shtetasit shqiptarë dhe shqiptare si dhe ata nga diaspora të shprehin interesin e tyre pranë Institucionit të Presidentit të Republikës.
Kandidaturat duhet të plotësojnë kushtet dhe kriteret e përcaktuara në Ligjin nr. 8269, datë 23.12.1997 “Për Bankën e Shqipërisë”, i ndryshuar. Me këtë rast, Institucioni i Presidentit të Republikës garanton çdo të interesuar se aplikimi i tij ose i saj do të mbetet konfidencial. Çdo i interesuar mund të aplikojë dhe kontaktojë në adresën
[email protected]. Shprehja e interesit nga çdo i interesuar duhet të shoqërohet me dokumentacion të skanuar në përputhje me Ligjin Nr. 8269, dt. 23.12.1997 “Për Bankën e Shqipërisë”, i ndryshuar. Aplikimet për shprehjen e interesit për detyrën e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, në adresën e-mail të sipërpërmendur, do të vijojnë deri më datë 5 tetor 2014”,- thuhet në komunikatën e presidentit.
Kësisoj sipas kësaj, afati i fundit për të aplikuar është data 5 tetor, pesë ditë pasi mbyllen edhe aplikimet për anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës. Veç kësaj, kjo nismë e Nishanit del disi kundër qëndrimit të kreut të qeverisë, Edi Rama përsa i përket shtetësisë së guvernatorit të ri. Presidenti nëpërmjet kësaj komunikate ka hedhur poshtë mundësinë që të emërohet një shtetas i huaj në krye të institucionet më të madh monetar në vend.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 20 Shtator 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
PS pritet të rikandidojë shumicën e kryebashkiakëve aktualë, si mendoni?
-
E drejtë
50.1%
-
E gabuar
41%
-
Nuk e di
8.9%
Vota total: 3939
Lajme të tjera
-
Ndeshja me Poloninë, Uzuni: Kemi frymë të re, më duan në La Liga dhe Serie A! Debutuesi Anis Mehmeti: Dua të luaj nga minuta e parë
22 Mars, 14:06
-
I dënuar me 21 vite burg për vrasjen e Azem Hajdarit, ish-truproja e Berishës, Izet Haxhia bën rekurs të vendimit në Gjykatën e Lartë
22 Mars, 13:54
-
VIDEO/ 'Gjelat' na shënojnë 4 gola, Shqipëria U-17 humbet me Francën në kryeqytet
22 Mars, 13:46
-
20 persona në pranga dhe 4 në kërkim për shpërndarjen e drogës në Tiranë, prokuroria: Përdorëm metoda speciale hetimi për të zbuluar dy grupet kriminale
22 Mars, 13:42
-
Eksperti rrugor: Personat që kapen duke përdorur telefonin në timon t’u hiqet patenta përgjithmonë! Avokati Duraj: Jo masa drastike, duhet edukim qytetar
22 Mars, 13:37
-
'Ari i hidrocentralëve', si iu dha fund digave te Parku Kombëtar i lumit të fundit të egër në Evropë! Një eskavator në anë, simbol i luftës që Vjosa fitoi
22 Mars, 13:36
-
Organizonin lojëra fati në lokal, arrestohet 23 vjeçari në Librazhd, në kërkim bashkëpunëtori i tij! Nis hetimi ndaj 5 klientëve (EMRAT)
22 Mars, 13:24
-
Mesazhi i Ilir Metës për festën e Sulltan Nevruzit: Pranverë pa të rinj nuk ka! Të arrijmë objektivat që të qëndrojnë këtu me besim për të ardhmen
22 Mars, 13:24
-
Berisha: Regjimi i Ramës përmbyset me forcë konservatore të qendrës së djathtë! PD ishte kthyer në OJF të majtë, u largua nga shtyllat e saj kryesore
22 Mars, 13:11
-
Maqedoni e Veriut/ Të burgosurit hapin tunel prej 50 metrash për t’u arratisur, gërmonin prej muajsh me turne
22 Mars, 13:07
-
Detaje nga operacioni anti-drogë me 20 të arrestuar në Tiranë, dy grupet kriminale vepronin pa 'kokë'! Baza në Yzberisht dhe zona të tjera të kryeqytetit
22 Mars, 13:05
-
Sporti humbet mendjen brilante, Mesut Ozil tërhiqet nga futbolli
22 Mars, 12:54