Guvernatori i ri, Peleshi: Nishani do
veprojë sipas ligjit, s'duam BSH-në

Guvernatori i ri, Peleshi: Nishani do<br />veprojë sipas ligjit, s'duam BSH-në
TIRANE - Zgjedhja e guvernatorit të ri të Bankës së Shqipërisë, sipas qeverisë duhet të jetë një proces që të mos kontestohet politkisht.
 
Zëvendskryeministri Niko Peleshi tha se Presidenti, ashtu sic e parashikion ligji i Bankës së Shqipërisë, është i ngarkuar të propozojë brenda afateve ligjore (dhe bëhet fjalë për një muaj kohë pas propozimit të Këshillit Mbikëqyrës të BSH-së), që të propozojë emrin e guvernatorit të ri të Bankës qendrore.
 
“Nuk ka vend për panik. Ka afate ligjore brenda të cilit Parlamenti duhet të japë mendimin e vet. Procedura apo funksionimi i Bankës së Shqipërisë nuk është i penguar funksionon edhe me numrin e anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës që sot janë atje dhe të guvernatores në detyrë. Presidenti është i ngarkuar të jetë pjesë e qenësishme e procesit përmes propozimit të emrit të Guvernatorit të ri. Qeveria shqiptare është e interesuar që ky të jetë një proces nga i cili Banka e Shqipërisë të dalë më solide, më e fortë, më transparente natyrisht. Një proces që të mos jetë i kontestuar politikisht. Nuk ka asnjë qëllim qeveria shqiptare të kapë politikisht institucionet e pavarura dhe aq më tepër Bankën e Shqipërisë”, u shpreh Peleshi.
 
Deklaratën për mediat, zv/kryeministri Peleshi e dha menjëherë pas përfundimit të seancës plenare të kësaj të enjteje.

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën