Guvernatori i i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ka zhvilluar sot takimin e parë zyrtarë në ambientet e Bankës së Shqipërisë ku priti Ambasadoren e re të Francës, Christina Vasak. Gjatë takimit u fol për zhvillimet financiare në vend me në fokus sektorin bankarë, ndërsa Guvernatori Sejko shprehu dhe vlerësimet për marrëdhëniet e ngushta të bashkëpunimit midis dy vendeve.

Nga ana e saj, Ambasadorja Christina Vasak vlerësoi rolin që ka Banka e Shqipërisë në procesin e integrimit evropian nëpërmjet kontributit të dhënë në përafrimin e kuadrit rregullator me standardet e BE-së. Në përfundim, Ambasadorja e Republikës Franceze në Tiranë, SH. S. Zj. Christina Vasak, falënderoi Guvernatorin Sejko për takimin dhe shprehu vlerësimet e saj për kontributin e qenësishëm që Banka e Shqipërisë jep në ruajtjen e stabilitetit makroekonomik të vendit.

sejko
  (Guvernatori Sejko gjatë takimit me Ambasadoren franceze Vasak)

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com