Gwyneth Paltrow është zgjedhur imazh i fushatës së promovimit të parfumit Hugo Boss.

Klipi promocional është xhiruar brenda në makinë ku aktorja shihet me pamje nostalgjike e ulur në sendilen e pasme të makinës.

Më pas ajo hap çantën dhe spërkatet me parfumin Hugo Boss.

hugo boss

Kjo është hera e tretë e bashkëpunimit të Gwyneth me Hugo Boss.

Parfumi është përftuar nga lulet e llojit kaktus dhe inspiron gruan e pavarur dhe me vetëbesim.
Redaksia Online                          
(g.m/shqiptarja.com)