Ata kanë dhjetë vjet të martuar së bashku dhe shumë rrallë janë shfaqur pranë njëri-tjetrit në publik.

Bëhet fjalë për aktoren e njohur Gwyneth Paltrow dhe bashkëshortin e saj Chris Martin, të cilët u shfaqën të ndarë mbrëmjen e djeshme në eventin “Met Ball”.

gwyneth paltrow

Ndërsa shumë prej çifteve të Hollyëood-it pozuan së bashku në tapetin e kuq, Paltrow u fotografua e vetme.

Si duket partneri i saj ka preferuar të pozojë me miqtë e rinj, ku u pa së bashku me këngëtarin korean PSY.

psy chris martin
(Chris Martin dhe këngëtari PSY)

Paltrow, e cila është shfaqur dhe femra më e bukur në botë nga revista “People”, u shfaq me një fustan të stilistit të njohur Valentino në ngjyrë pink.

Elegante si gjithmonë Gëyneth ekspozoi format e saj të kuruara.

(b.t/shqiptarja.com)