Aktorja e njohur Gwyneth Paltrow është votuar si ylli më i urryer i Hollywood-it.

Sipas “The Sun”, pas sondazhit të zhvilluar nga revista amerikane “Star” bukuroshja 40 vjeçare u gjend në vend të parë të listës.

justin bieber

Ndërsa vendin e dytë si personazhi më i urryer ishte aktorja Kristen Stewart e njohur së shumti për rolin e saj në filmin “Twilight”.

robert pattinson kristen stewart

Pas Kristen renditej këngëtarja me famë botërore Jennifer Lopez.

jennifer lopez

Në mes të emrave më të urryera të Hollywood-it ishte dhe idhulli i adoleshentëve Justin Bieber, aktorja Ane Hathaway si dhe personazhi televiziv, Kim Kardashian.

(b.t/shqiptarja.com)