Champions League ka mbyllur pjesët e para të gjashtë ndeshjeve që nisën në 21:00. Në 45 minutat e para u shënuan 13 gola, me Chelsea që ka marrë avantazhin kundër Milan falë një goli të Fofana në minutën e 24 të ndeshjes, nga zhvillimet e një këndoreje. Në përballjet e tjera, Dortmund i ka shënuar tre herë Sevillas në Spanjë, ndërsa Juventus me golin e Rabiot në të 35 minutë po fiton kundër Macabi Haifa.
Në "Da Luz", Benfica dhe PSG e kanë mbyllur në barazim 1-1 pjesën e parë. Goli i Messit në të 22 minutë u barazua nga autogoli i Danilo tre minuta nga fundi i së parës. Real Madrid e ka mbyllur pjesën e parë në avantazh 2-1 me Shakhtar, falë golave të Rodrygo dhe Vinicisu. Në Manchester, City i është falur sërish Haaland, me norvegjezin që ka shënuar dy herë kundër Copenhagen, goli i tretë ishte një autogol i Khocholava.
Goli i Chelsea nga Fofana:
Komente








