"Habilaj"/Tahiri 150 minuta te
Krimet: Të hetohem deri në fund

Krimet: Të hetohem deri në fund

">
TIRANE- Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka dëshmuar sot te Prokuroria e Krimeve të Rënda për dosjen "Habilaj", një ditë pasi kërkoi nga organi i akuzës që të pyetjej. Për rreth dy orë e 35 minuta, Tahiri është pyetur këtë të premte nga dy prokurorët Vladimir Mara dhe Dritan Premçi. Ish-ministri ka qenë i shoqëruar nga avokatët e tij, Maks Haxhia dhe Artan Hajdari.

 

 

 

Pas dëshmisë përpara Krimeve të Rënda, Tahiri ka folur për mediat duke deklaruar se është i gatshëm të hetohet deri në fund. Ai kërkoi nga politika që t'i japë fund akuzave në adresë të tij, duke theksuar se tashmë ai e ka betejën me drejtësinë. "Jam i gatshëm t'i shkoj të vërtetës deri në fund dhe jam disponibël t'i përgjigjem për çdo kërkesë Prokurorisë", u shpreh Tahiri. Ai kërkoi nga politika që të ndalë akuzat në adresë të tij, pasi çështja tashmë i takon drejtësisë. "Unë them se debati politik për këtë histori duhet të mbyllet, unë betejën time e kam përpara drejtësisë", tha Tahiri.

Dëshmia e Tahirit përpara drejtësisë vjen një ditë pas kontrollit të oficerëve të Policisë Gjyqësore në banesën e tij te Kodra e Diellit. I pyetur nga gazetari i Report Tv, Arsen Rusta nëse janë gjetur prova nga oficerët në banesën e tij, Tahiri nuk ka kthyer përgjigje. Një ditë më parë ishte vetë ish-ministri që ka kërkuar nga prokuroria përmes një shkrese që të pyetet për akuzat që ka ngritur ndaj tij. Deputeti Saimir Tahiri akuzohet për përfshirje në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike të drejtuar nga Habilajt, akuzë për të cilën Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin e tij, e cila u rrëzua.

Dëshmia e Tahirit/ Zhvillimet e fundit

VIDEOSaimir Tahiri duke folur pas dëshmisë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda

 

Ora 17:00 Burime për Report Tv: Tahiri mohon lidhjet me Habilajt
Report Tv ka mësuar se përpara prokurorëve Vladimir Mara dhe Dritan Premçi, Tahiri ka mohuar të gjitha akuzat për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Ai ka deklaruar gjithashtu se nuk ka asnjë lidhje me Habilajt. E vetmja lidhje, sipas tij, me Artan, Moisi dhe Florian Habilaj është ajo e njohur tashmë si kushërinj të largët të cilëve ish-minsitri i Brendshëm iu ka shitur automjetin e tij tip "Audi".

Ora 16:35 Tahiri flet pas dëshmisë: Beteja ime me drejtësinë
Ish-ministri i Brendshëm ka dëshmuar përpara Prokurorisë së Krimeve të Rënda për akuzat në adresë të tij për trafik droge dhe korrupsion. Pas dëshmisë, Tahiri ka folur për mediat ku ka theksuar se është i gatshëm të për çdo hetim, tha ai, duke shtuar se do t'i shkojë deri në fund zbardhjes së të vërtetës për akuzat në adresë të tij. 

"Jam i gatshëm t'i shkoj të vërtetës deri në fund dhe jam disponibël t'i përgjigjem për çdo kërkesë Prokurorisë", u shpreh Tahiri. Ai kërkoi nga politika që të ndalë akuzat në adresë të tij, pasi çështja tashmë i takon drejtësisë. "Unë them se debati politik për këtë histori duhet të mbyllet, unë betejën time e kam përpara drejtësisë", tha Tahiri.  


Deklarata e plotë e Tahirit pas dëshmisë në Prokurori

Ora 15:10 Vijon seanca e pyetjeve për ish-ministrin Saimir Tahiri te Krimet e Rënda 

Ora 14:30 Tahiri kërkon cigare gjatë marrjes në pyetje
Saimir Tahiri gjatë procesit të marrjes në pyetje ka kërkuar të konsumojë cigare. Shoferi i tij i ka çuar cigaret në prokurori, ish-ministrit.

Ora 14:20 Tahiri po merret në pyetje nga dy prokurorët Vladimir Mara dhe Dritan Premçi 

Ora 14:10 Tahiri dëshmon përballë grupit të prokurorëve, hetimet drejtohen nga Besim Hajdarmataj

Ora 14:05 Ish-ministri shoqërohet nga avokatët e tij, Maks Haxhia dhe Artan Hajdari

Ora 14:00 Saimir Tahiri paraqitet për të dëshmuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda

Ora 12:45 Në orën 14:00 pritet që Tahiri të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

VIDEODosja Habilaj, Tahiri paraqitet ne Prokurorinë e Krimeve të Rënda për të dëshmuar

Ora 12:12 Drejtuesi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj ftesë Tahirit për të dëshmuar për dosjen e Habilajve.

[gallery]24430[/gallery]

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjegjesia?



×

Lajmi i fundit

E ardhmja e PD-së/ Nesturi: A do tërhiqet Berisha ndonjëherë? Luan Baçi: Ne morëm vulën, askush nuk u ndie

E ardhmja e PD-së/ Nesturi: A do tërhiqet Berisha ndonjëherë? Luan Baçi: Ne morëm vulën, askush nuk u ndie