"Jam i gatshëm t'i shkoj të vërtetës deri në fund dhe jam disponibël t'i përgjigjem për çdo kërkesë Prokurorisë", u shpreh Tahiri. Ai kërkoi nga politika që të ndalë akuzat në adresë të tij, pasi çështja tashmë i takon drejtësisë dhe beteja e tij është pikërisht me drejtësinë. "Unë them se debati politik për këtë histori duhet të mbyllet, unë betejën time e kam përpara drejtësisë", tha Tahiri.
Dëshmia e Tahirit përpara drejtësisë vjen një ditë pas kontrollit të oficerëve të Policisë Gjyqësore në banesën e tij te Kodra e Diellit. I pyetur nga gazetari i Report Tv, Arsen Rusta nëse janë gjetur prova nga oficerët në banesën e tij, Tahiri nuk ka kthyer përgjigje
Deklarata e Tahirit dhe pyetjet nga gazetarët:
"Dua të falënderoj prokurorët që morën para sysh kërkesën time për të pasur një hetim sa më të shpejtë në kohë, sa më të gjithanshëm dhe sa më objektiv. Me kërkesën time u paraqita për të dhënë shpjegimet e mia dhe për të shprehur gatishmërinë sot dhe kurdoherë, deri në fund me çdo mjet timin dhe disponibilitetin tim personal për t’iu përgjigjur çdo kërkesë të prokurorisë. Të jeni të bindur se unë jam tërësisht i disponueshëm për t’iu përgjigjur çdo pyetje. Do përpiqem gjithçka jam dhe me gjithçka kam për ti shkuar deri në fund të drejtës sime dhe të vërtetës sime”.
Pyetje: Çfarë ju sekuestruan dje në shtëpi?
Tahiri: Unë nuk kam ndërmend ta bëj betejën time për drejtësi para jush apo akoma më keq ta kthej në një histori debati politik. Unë them që debati politik lidhur me këtë histori duhet të mbyllet, unë betejën time e kam para drejtësisë dhe shqiptarëve. Do ju kërkoja që atë që bëra me prokurorët brenda të mos e bëja edhe këtu se është punë e dyfishtë.
Pyetje: Çfarë i thatë prokurorëve?
Tahiri: Do doja që atë që bëra me prokurorët mos e bëja dhe këtu se do ishte punë e dyfishtë, jam i disponueshëm për t’ju përgjigjur çdo lloj pyetjeje nga hetimi e për t'i shkuar deri në fund të vërtetës.
Burime: Tahiri mohon akuzat përpara prokurorëve
Report Tv ka mësuar se përpara prokurorëve Vladimir Mara dhe Dritan Premçi, Tahiri ka mohuar të gjitha akuzat për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Ai ka deklaruar gjithashtu se nuk ka asnjë lidhje me Habilajt. E vetmja lidhje, sipas tij, me Artan, Moisi dhe Florian Habilaj është ajo e njohur tashmë si kushërinj të largët të cilëve ish-minsitri i Brendshëm iu ka shitur automjetin e tij tip "Audi".
[gallery]24435[/gallery]
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

VIDEO
me drejtësinë, jo akuza politike




