Bashkimi Evropian ka shprehur zhgënjim për incidentin në ndeshjen Serbi-Shqipëri por ka habitur me një konstatim se “autoritetet serbe demonstruan profesionalizëm në përballje me situatën”.
Maja Kocijançiç, zëdhënëse e Përfaqësueses së lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri ka hedhur poshtë po ashtu të gjitha sugjerimet e paraqitura në disa media serbe se BE-ja ka pasur ndonjë rol në këtë situatë .
“Ne jemi të zhgënjyer për ndërprerjen e djeshme, pas aktit të provokimit, të ndeshjes futbolli Serbi-Shqipëri. Autoritetet serbe demonstruan profesionalizëm në përballje me situatën” ka thënë Kocijançiç në konferencën për shtyp.
“Në konsiderojmë se politika nuk duhet të udhëhiqet nga provokimet në stadium. Ne nënvizojmë rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe mirëpresim vizitën e planifikuar të kryeministrit Rama në Serbi”, ka thënë zëdhënsja e Ashton.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO