Habit e moshura: Dola e katërta në botë për fotografinë, ku u vlerësova me 5 milion yje

E ftuar sot në emisionin “Rreze Dielli” në Report TV, me moderatore Androniki Kolka, ishte piktorja autodidakte Gonxhe Voja që dikur ka qenë mësuese biokimie. Ajo foli për ekspozitën e saj të tretë që ka hapur javën e kaluar pranë Galerisë së Arteve në Tiranë. ”Një ëndërr e realizuar” quhet ekspozita që i ka dhënë mundësi artdashësve të Kryeqytetit që të shijonë art.

“Babai nuk më ka përkrahur në rrugën e artit, por unë nuk hoqa dorë kurrë nga piktura” tha 77-vjecarja në fillim të bisedës.

Pasionet e saj janë të shumta, veç pikturës, ajo qep me makinë dhe fotografon çdo gjë që syrit të artistes nuk mund t’i shpëtoj.

”Isha 50-vjeç kur preka bojrat për herë të parë, nga një i afërm që më solli nga Gjermania, më pas në vitin 2007 hapa ekspozitën time të parë dhe munda të shes 6 pikturat e para” tha Gonxhja në studio.

“Unë do t’a cilësoja artin si “sëmundje” pasi nëse futësh në këtë rrugë, e ke të pamundur të dalësh prej saj” vazhdoi më pas ajo.  Ajo nuk e ka harruar kënaqësinë e shitjes së pikturës së parë. ”Nuk mund t’a harroj kënaqësinë e shitjes së pikturës së parë, kur u ndjeva si me krah” tha e moshuara, teksa komentonte disa nga fotot e ekspozitës.  

Një tjetër pasion i madh i Gonxhes është dhe fotografia.”Në një konkurs fotografie që u bë disa vite më parë, ku konkuronin fotograf nga e gjithë bota, u zgjodha e katërta në botë duke marrë mbi 5 milion yje vlerësuese” u shpreh ajo teksa fliste për pasionin e saj të dytë, fotografinë. ”Fotografia më merr shumë kohë, gati 6 orë në ditë, ndaj kur futem në atë “botë” më merr shumë energji” theksoi Gjonxhja. Në fund të bisedës, ajo foli dhe për raportin e mirë që ka me ish-nxënësit e saj dhe me një në veçanti, që pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, i liroi shtëpinë e tij falas për të kaluar momentin e vështirë që po kalonte.

MC/G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh

Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh