Dinamikat në shtëpinë e “Big Brother VIP” ndryshojnë në çdo moment. Ndërkohë, i ftuar në “Big Brother Radio” ishte ish-banori i shtëpisë më të ndjekur, Endrik Beba.
Ai bëri analiza të lojës së banorëve, situatat e “BBV3” ku u përqëndrua dhe tek lidhja Heidi-Romeo, duke u shprehur se nuk sheh një lidhje të fortë mes dy konkurrentëve në fjalë.
‘Më shumë duhen Meritoni me Romeon sesa Romeo me Heidin. Unë isha në atë shtëpi dhe nuk e ndjeva energjinë dhe dashurinë e Romeos me Heidin… Romeos i duhet një krah i djathtë, ka qenë Lisi, Bardhi, Heidi. Me strategjinë e tij e ka një rol dytësor për dikë.’- ka thënë ai.