Krimet e rënda lirojnë nga burgu Ibrahim Licin të riun nga Shkodra të akuzuar nga prokuroria si pjesëtar i grupit të gjobvënieve për tregtarët në Shkodër.
 
Në mars të këtij viti nën operacionin “Ilegal Bill” policia prangosi 9 persona me akuzën e gjobvënies mes tyre dhe Ibrahim Licin të liruar këtë të premte.
 
Ndërkohë në të njëjtën godinë por në apelin e krimeve të rënda Fatmir Dibra i arrestuar me këtë grup në mars dhe me statusin e bashkëpunëtorit e drejtësisë u la në burg, duke ngritur shumë pikëpyetje se si i dyshuari për gjobëvënie lirohet dhe ai që tregoi si funksiononte banda lihet në burg.
 
Dibra rrëfeu për hetuesit mënyrën se si gjobiteshin tregtarët nga banda e të rinjve, por masa e sigurisë ndaj tij u la ajo e arrestit me burg.