Habit Ilir Meta: Këta shkaktojnë trafik që makinat të harxhojnë karburant! E keni parë Ramën si kërcen? Mos u habisni kur të kërcejë edhe lakuriq

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një takim të zhvilluar me gra dhe vajza në Njësinë nr 9 në kryeqytet ka komentuar situatën e rëndë sipas tij të ekonomisë dhe ndërtimeve në kryeqytet. Meta habiti kur tha që ka një dyshim se qeveria dhe bashkia ngadalësojnë trafikun në kryeqytet që makinat të harxhojnë më shumë dhe të përfitojnë karburantet.

“Ekziston dyshimi se është ngadalësuar lëvizja e makinave që të harxhojnë më shumë karburant. Që të përfitojnë karburantet. Një makinë harxhon më shumë duke ecur 3-4 kilometra në orë apo jo”, tha Meta.

Ai komentoi edhe kërcimet e Kryeministrit Rama në takimet elektorale teksa prezanton kandidatët për kryebashkiakë.

“E keni parë si kërcen? Mos u habisni kur të kërcejë edhe lakuriq. Ai po godet në palcë shtresën e mesme të shoqërisë. Një mësues shqiptar këtu në Shqipëri merr 4200 euro në vit, një mësues shqiptar në Plavë e Guci merr 9200 euro.  Këta habiten se si do t’i gjejë lekët ky për autobusët falas. Se habiten këta të gjesh lekë për 200 mijë njerëz çdo ditë. Shpenzimet e urbanit falas janë sa gjysma që paguhet për inceneratorët që nuk ekzistojnë. Këta janë të marrë me atë që po bëjnë me ndërtimet. Janë gati të hapin ndërtim të pallatit mbi pallat”, tha kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Në sinkron me të ka qenë edhe aleati i tij, Sali Berisha i cili kreu fushatë në Dropull. Teksa përmendi komentin e Ramës i cili i quajti “zorrë qorre”, Berisha tha se kryeministri flet me gjuhën e një halabaku.

Ndër të tjera, Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se në gjithë këto vite ka plaçkitur qytetarët shqiptarë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:10
Berisha-Ramës: Flet për heqje të ‘zorrës qorre’ por njëri për operacion apendiciti iku nga Gjirokastra në Tiranë

1682161427_WhatsAppImage20230422at1.00.36PM.jpeg

Ish-kryeministri Sali Berisha në një takim me militantë në Dropull ka komentuar deklaratat e Kryeministrit Rama i cili me ironi fole për largim të ‘zorrës qorre’. Berisha tha se Rama flet me gjuhë halabaku.

“Ai shkon në Kavajë dhe përdor një gjuhë halabaku, sot në Elbasan e kishte filluar me ‘zorrën qorre’ e zorrën e trashë. Unë i them meqenëse je marrë me zorrën qorre, mbrëmë falë shkatërrimit që i ke bërë sistemit të shëndetësisë së këtij vendi, për herë të parë një i ri u detyruar të nisje nga Gjirokastra për të hequr ‘zorrën qorre’ në Tiranë. Ti që përpiqesh të fshehësh të zezat që i ke bërë këtij vendi. Ti detyrove një djalë të ri të sëmurë, të niset nga Gjirokastra për të operuar në Tiranë, apendicitin”, tha Berisha, teksa prezantoi kandidatin e koalicionit të tij me Metën për Bashkinë Dropull, Thanas Maneka.

Ish-Kryeministri akuzoi kryeministrin Edi Rama se në gjithë këto vite ka plaçkitur qytetarët shqiptarë.

K.T./G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Linda: 23/04/2023 22:20

    Likja te meret me mire me perdredhjet e karakterit te vet mashtruese se deri ku do e cojne dhe jo me vallet popullore.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç