Në ndeshjen e mbrëmshme të Brazilit ndaj Serbisë, futbollisti brazilian, Marcelo, është detyruar të dalë nga loja në minutat e para të ndeshjes pas një dhimbje të madhe në shpinë.

Mjeku i kombëtares së Brazilit ka konfirmuar që nuk është një problem serioz por thjesht një dëmtim i lehtë. Mjeku është shprehur që dhimbja ka ardhur si pasojë e ndryshimit të dyshekut pasi në Moskë ai fle në një dyshek të butë.

Ky ndryshim i ka shkaktuar futbollistit një ngërç në shtyllën kurrizore.