Habit motra e ish konkurrentes së Përputhen: Luizi nuk e pëlqen Kiarën! Besoj se do afrohet me Tean

Habit motra e ish konkurrentes së Përputhen: Luizi nuk e pëlqen Kiarën! Besoj se do afrohet me Tean

Luiz Ejlli dhe Tea Trifoni

Zhaklin Lekatari deklaroi për herë të parë publikisht se Tea mund të ketë një pëlqim për Luizin.

Por, përpara kësaj, përdoruesit e mediave sociale e kanë vënë në dukje këtë gjë, jo vetëm me komente por edhe me video e postime të ndryshme.

Shumë përdorues të mediave sociale mendojnë se Tea ka një pëlqim për Luizin.

Për këtë ka folur së fundmi edhe motra e Teas, Maria, e cila nuk e ka hedhur poshtë një mundësi të tillë. E ftuar në “Fan Club” ajo tha se mes tyre ka kimi dhe madje se Luizi nuk e pëlqen Kiarën.

“Tea analizon në fillim, pastaj futet. Ndryshe nga Luizi. Ndaj nuk kanë patur kimi. Pas këngës që performuan bashkë këtë javë u duk se çdo gjë ndryshoi. Folët vetëm për Tean, por të njëjtat veprime bën dhe Luizi. Si shokë janë shumë komodë dhe flasin për gjëra të ndryshme. Nëse Luizi do kishte disa kufij, do ishin shokë të mirë. Nuk mendoj se Luizi ka ndonjë qejf të madh për Kiarën. Thjesht e filloi lojën ashtu dhe do e vazhdojë tani. Tea i është afruar që në fillim kur Luizi nuk kishte kaq shumë bujë. Nuk besoj se po i afrohet që të marrë më shumë vëmendje. Tea nuk mban mëri edhe pse Luizi e ka zhgënjyer. Besoj se do afrohen. Ata kuptohen shumë mirë dhe u shkon shumë mirë biseda. Gjithsesi, kjo varet nga Luizi.“- tha motra e Teas.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë