Aktivistja Zhaklin Lekatari u bëri thirrje grave që shfaqen në videot intime të denoncojnë kompozitorin Adi Hila, nëse nuk kanë qenë në dijeni se ai po i filmonte gjatë marrëdhënieve intime.

Në emisionin "Sot Live në Shqipëri" në Report TV, Lekatari tha se gratë duhet të gjejnë forcën për të bërë denoncimin sepse përveç cenimit të privatësisë kemi edhe tradhti nga një person që ato e kanë pasur mik dhe bashkëpunëtor.

"Nëse gratë nuk kanë qenë në dijeni, unë ju them dhe i ftoj që pasi të kenë kaluar tronditjen të gjejnë guximin, forcën e të bëjnë denoncimin. Të denoncojnë një njeri që e kanë pasur mik dhe bashkëpunëtor. Përveç cenimit të privatësisë ka një lloj tradhtie të marrëdhënieve njerëzore. Është shumë e rëndësishme të bëhet denoncimi. Ngjarja duhet hetuar", tha Lekatari.


Lajmi kryesor:

Videot intime, pse s’mund të hiqen menjëherë nga rrjeti? Nini në Report TV: Shteti pa mekanizëm për t’i bllokuar! Peçi: Ndërhyrja në jetën private dënohet me 3 vite burg! Lekatari: Të hetohet industria e muzikës