Habit Presidenti i Flamurtarit: Në
Vlorë vetëm femra në stadium

Habit Presidenti i Flamurtarit: Në<br />Vlorë vetëm femra në stadium<br>
Flamurtari është dënuar sërish nga Komisioni i Disiplinës, këtë herë me një gjobë të majme prej 5 milionë lekësh të vjetër dhe një ndeshje pa tifozë, si pasojë e sjelljes së gabuar të spektatorëve në takimin e së enjtes kundër Skënderbeut. Në ndeshjen e javës së 12-të kundër Teutës, stadiumi i Vlorës do të mbyllet përsëri. Pas vendimit të Disiplinës, i ashpër ka qenë reagimi i administratorit Sinan Idrizi, i cili këtë herë mbështet FSHF-në.

Ai theksoi se edhe pse FSHF-ja ka vepruar me dy standarde, e përshëndet vendimin. “Është hera e parë që unë mbështes një vendim të FSHF-së. Ky është problem civilizimi pastaj. Pavarësisht se është sharë edhe në stadiume të tjera dhe ato nuk janë dënuar, në këtë rast FSHF-ja ka vepruar me dy standarde. Por, e mbështes. Ne u dënuam se një grup alabakësh shanin në kor. Ato sharje ishin skandaloze. Të na dënonin edhe më shumë”, deklaroi fillimisht Idrizi.

Në prononcimin për gazetën, kreu i klubit tregon edhe vendimin që ka marrë. Ashtu siç e deklaroi para ndeshjes me Skënderbeun, administratori konfirmoi se do të mbyllë stadiumin.

“Jo, nuk e apeloj vendimin për ndeshjen që jemi të dënuar, por do të mbyll stadiumin kundër Vllaznisë. Për atë ndeshje do të hyjnë vetëm femra dhe nxënës të shkollave. Kam paguar deri tani 23 milionë lekë gjoba ndaj FSHF-së për sjellje të parregullta të tifozëve. Ndërsa unë harxhoj për tifozët duke i marrë në transferta, aq harxhoj për një ekip, ata ma shpërblejnë në këtë mënyrë”. Marrë nga “Panorama Sport”

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Zjarret e furishme në Greqi, Shqipëria i shkon në ndihmë me 30 efektivë zjarrfikës dhe 5 mjete: Do qëndrojnë deri në stabilizimin e situatës

Zjarret e furishme në Greqi, Shqipëria i shkon në ndihmë me 30 efektivë zjarrfikës dhe 5 mjete: Do qëndrojnë deri në stabilizimin e situatës