Këngëtarja shqiptare, Vesa Luma, ka dhënë një mesazh të fortë për jetën. E shkëputur nga bota muzikore, pasi është zhvendosur për të jetuar në Australi, së bashku me bashkëshortin e saj, Big Basta, dhe djalin e tyre, Vesën duket se po e mundon diçka.

Në një postim të fundit, ajo ka befasuar fansat, pasi e ka krahasuar jetën me këngëtaren me famë botërore, Rihanna, duke sqaruar se ‘jeta është e bukur, por e zezë’.

“Jeta është si Rihanna, e bukur por e zezë”, shkruan këngëtarja shqiptare në Instagram.

vesas
(Postimi i këngëtares Vesa Luma)

d.c./shqiptarja.com