Hado:I zhgënjyer nga Meta,dritë në
fund të tunelit për çështjen Çame

Hado:I zhgënjyer nga Meta,dritë në<br />fund të tunelit për çështjen Çame
Kryetari i shoqatës Çamëria, Abaz Hado në një intervistë me gazetarin Andi Kapxhiu në Report Tv është shprehur se Meta ka mbështetur gjithmonë çështjen çame, por vizita në Greqi ishte zhgënjyese.
 
Sipas Hados pas deklaratës së eurokomisionerit Hahn edhe vetë grekët janë të vetëdijshëm që kjo çështje ka marrë një përmasë tjetër. "Kemi një dritë në fund të tunelit, kemi një aksion politik ashtu siç kemi një zemër që rreth fort për të zgjidhur një çështje të bazuar në konventa ndërkombëtare për të drejtat e njeriut", ka thënë Hado.
 
Kreu i Shoqatës Çamëria ka vlerësuar rolin e deritanishëm të Ramës dhe Bushatit, ndaj dhe shpreson që të vijojë të ndiqet kjo linjë.
 
Si i cilësoni qëndrimet e Metës?

Nga Meta kemi pritur edhe kemi pasur gjithmonë një mbështetje, por kjo vizitë e shpejtë që në delegacion ka 3 me prejardhje greke është e çuditshme. Kjo mënyrë se si ikin tre veta me origjinë greke ne na habit. Nuk ishte një deputet çam. Kam një simpati personale për Metën, por me këtë veprim kam një zhgënjim. Meta kur ishte kryeministër e ka artikuluar më qartë, nga Meta nuk e prisja diçka të tillë sepse në thelbin e vet është patriot. Shqiptarët tashmë duhet të jenë në linjën e Brukselit. Presim nga shteti shqiptar që të ketë qëndrime. Ilir Meta nuk u tregua në lartësinë që është treguar vazhdimisht për çëshjen çame.
 
Pse ishte kjo sjellje  e Metës?
Ne jemi shumë të kujdesshëm. Asnjëherë nuk kemi artikuluar një fjali që mund të na kthehet në bumerang. Ne jemi për dialog bazuar në konventa ndërkombëtare. Meta duhet të mbajë qëndrim zyrtar sepse është kryetar i Parlamentit shqiptar. Ne gjithmonë kemi qenë për fqinjësi të mirë, nuk kemi kërkuar territore, por prona, e dinjitet si qytetarë europianë.
 
Çfarë do të ndodhë këtej e tutje pas deklaratës së eurokomisionerit Hanh? 
Ne nuk na ka munguar edhe asistenca juridike, kemi një strategji që po mundohemi ta përpunojmë. Tashmë kemi një dritë në fund të tunelit, kemi një aksion politik ashtu siç kemi një zemër që rreth fort për të zgjidhur një çështje të bazuar në konventa ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Jemi të vendosur të shkojmë përpara, pavarësisht çfarë ndodh.
 
Çfarë do t’i kërkoni qeverisë?
 
Kërkojmë që shteti shqiptar të vazhdojë të ketë dialogun e deritanishëm. Rëndësi ka që nëpërmjet dialogut dhe kërkesave të sakta të shkojmë përpara.

Do të ndryshojë diçka në marrëdhëniet mes dy vendeve kjo çështje?
Ka kohë që lëvizja çame ka marrë përmasa të fuqishme. Por qëndron guri i rëndë mes marrëdhënies mes dy vendeve dhe peshon në ndërgjegjen e Greqisë aq sa është e detyruar t’i japë një zgjidhje.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë