Hafizi e Blushi ulen me PD
Rama: Do ju hanë përsheshin

Hafizi e Blushi ulen me PD<br />Rama: Do ju hanë përsheshin
Ish-deputetët e Partisë Socialiste Mimoza Hafizi dhe ish-deputeti Ben Blushi pas largimit të tyre nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste janë ulur këtë të enjte në parlament në anën e Partisë Demokratike.

Ndryshe nga herët e tjera ata janë ulur në pjesën fundore të Kuvendit në pjesën ku ulen deputetët e Partisë Demokratike.

[gallery]19202[/gallery]

Duket se kjo nuk i ka shpëtuar syrit të Ramës që ka thumbuar Noken e Topallin për këtë zhvillim.

Rama-Nokës: Flamur, kujdes se po iu shtohen njerezit qe po ju hane persheshin
Ju ishit qeveria e shanseve qorre. Ti Flamur, atë dorën kështu mos ma ngri mua sepse s’keni asnjë fakt, zero, ku tregoni që ja ku e ke, këtu në këtë fakultet është përzier ai që e meriton me atë që se meriton. Rezultatet, juve s’ka shifër e s’ka statistikë që iu bën të ndërroni mendim.
Flamur, ti detyrën e ke të tundesh mbi kanabis, nuk ke lidhje me sistemin universitar, tundu e valvit mbi kanabis, me sistemin universitar s’ke lidhje ti. Meqë ma the, po të them ata që do mbeten me kuota, dëgjo këtu, ata që do mbetën me kuota të paplotësuara do të jenë privatët. Valvitu mbi kanabis, mos u merr me cështje të tjera, nuk t’i kanë ngarkuar e as nuk i mban dot në kurriz. E vetmja gjë që mund të bësh është që kuotat e universiteteve përktheji në tonelata kanabis, ha përsheshin tënd dhe kujdes se po iu shtohen njerëzit që hanë përsheshin tuaj dhe kujdes lugën e Saliut se nuk i ka lugë për të gjithë"
.

Rama Topallit: Nuk je ngrit këtu të thuash se fjalën përshesh ia kam thënë kreut të grupit të PD i cili e ka pranuar se ha përshesh. Nëse ju hani përshesh dhe doni që t’iu quhet antipastë te SHQUP-i para se të vinin këtu, ju ashtu quajini, por që fjalën përshesh ta fusësh në fjalët që iu shqetësojnë kjo është e padrejtë. Jepini forca se po iu shtohen ata që duan të hanë tek përsheshi juaj. Ku është problemi këtu? S’ka problem.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Flota ruse zbarkon në Mesdhe, fregata 'Neustrashimy' pritet të mbërrijë nesër në kanalin siçilian

Flota ruse zbarkon në Mesdhe, fregata 'Neustrashimy' pritet të mbërrijë nesër në kanalin siçilian