Hafizi largohet nga PS, Blushi: Do
krijojmë një parti të qendrës 

Hafizi largohet nga PS, Blushi: Do<br />krijojmë një parti të qendrës 
''Formalisht dhe praktikisht nuk jam me pjesë e PS'' është kjo deklarata e Mimoza Hafizit në një takim me nismëtarët e partisë së re që pritet të krijohet së shpejti së bashku me deputetin Ben Blushin.

Burime pranë mbledhjes së mbajtur sot në ambjentet e muzeut historik kombëtar bëjnë me dije se Blushi është shprehur se partia që pritet të krijohet do të jetë e qendrës dhe që do të flasë për të ardhmen.

Ata janë shprehur se në momentin që do krijohet kjo parti e re të gjithë do të njoftohen për krijimin e saj. 

Të premten që kaloi, Blushi deklaroi largimin përfundimtar pas 20 vitesh karrierë aty, nga Partia Socialiste, përmes një letre, pas konflikteve që ka prej kohësh me Edi Ramën dhe Rilindjen.

Deri më sot dihet e sigurt që kjo parti do të ketë 2 deputetë në legjislaturën e sotme, Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi, por nuk përjashtohen edhe supriza të tjera nga brenda radhëve të PS-së.

ben blushi
ben blushi
ben blushi


Redaksia Online 
XH.K/shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Mësuesi amerikan në Tiranë mbyt gruan, vret 2 qentë e var veten! Në një letër me shkrim dore ishte përshkruar çdo veprim i autorit

Mësuesi amerikan në Tiranë mbyt gruan, vret 2 qentë e var veten! Në një letër me shkrim dore ishte përshkruar çdo veprim i autorit