Hafizi-Ramës:Përsheshi im është dija
ju gjetët shesh për të mbjellë kanabis

Hafizi-Ramës:Përsheshi im është dija<br />ju gjetët shesh për të mbjellë kanabis
Ish-deputetja e Partisë Socialiste Mimoza Hafizi i është përgjigjur kryeministrit të vendit Edi Rama ku ka thënë se “përsheshi” i saj është dija ndërsa “përsheshi” i qeverisë është Shqipëria me kanabis.

Ajo ka shtuare se Rama ka përçmuar vlerat, dijen ndërkohë që tymin e kanabisit e ka konsideruar si turbullues të mendjes së tij.

Sipas Hafizit, mendja e trullosur nga kanabisi në vend ka sjellë në Shqipëri edhe mbetjet e botës, ndërkohë që ka shtuar se mandati i saj është për të mbrojtur shtetin ligjor dhe ringritjen e shtetit.

Duke u ndalur tek çështja e Universiteteve, Hafizi ka thënë se ato janë rrënuar
 
Ministrja tallet me të rinjtë dhe me reformën që në arsimin e lartë s’ka akreditim, statuse të veçanta, s’ka ndryshime. Universitetet janë të jashtëligjshme, po bëni politikën e klientëve privat. Ju po bëni të zezën të bardhë. Arsimi e dija janë çelësat e vetëm të së ardhmes. Unë jam njeri i librave z. Kryeministër, libra që i mbushin shpirtin e i hapin mendjen kujtdo. Ju e përçmnonim e quni pa vlerë, nuk e doni dijen, Shqipëria rend drejt kanabisit. Përsheshi im dhe kanabisi që ka gjetur shesh për përshesh kanë të përbashkët, ata ndjejnë njeriun në qiellin e lumturisë. Përsheshi im është afatgjatë dhe përsheshi yt të trullos në pak çaste dhe përplas në mjerim, dëshpërim, në botën e errët të krimit. Unë zgjidh ekuacione të problemeve, me dashuri, kurse ju e përbuzni shkencën, një qeverisje në respekt me shkencën nuk do lejonte sjelljen e mbetjeve, por do i kishte prioritet mjedisin. Jam këtu për të mbrojtur dijen e për të ringritur shtetin. Unë dua të ndjek rrugën e dijes për vendin tim, dije për një administratë të aftë, që sjell shtet funksional. Për këtë kam marrë mandatin. Ju vazhdoni për ku jeni nisur por jo rruga që iu është premtuar shqiptarëve. Ju duhej të dorëzonit mandatin’ tha Hafizi. 

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Superliga luan ndeshjet e para, sot Partizani-Vllaznia! Abilaliaj: Ne gati më shumë se çdo skuadër tjetër

Superliga luan ndeshjet e para, sot Partizani-Vllaznia! Abilaliaj: Ne gati më shumë se çdo skuadër tjetër