Hafizi: S'morëm përgjigje nëse
mandati i Ramës është shkelu
Pas vendimit të Komisionit të Garancive Statutore, ka reguar deputetja e Partisë Socialiste, Mimoza Hafizi. Përmes një postimi në Facebook, Hafizi shprehet se ky Komision shmang interpretimin e kërkesës së deputetëve për mandatin 4-vjeçar të kryetarit të PS, nëse është shkelur apo jo.
Pas vendimit të Komisionit të Garancive Statutore, ka reguar deputetja e Partisë Socialiste, Mimoza Hafizi. Përmes një postimi në Facebook, Hafizi shprehet se ky Komision shmang interpretimin e kërkesës së deputetëve për mandatin 4-vjeçar të kryetarit të PS, nëse është shkelur apo jo. “KGS nuk e interpreton kërkesën tonë nëse mandati 4 vjeçar i kryetarit të PS është shkelur. Sipas këtij komisioni, ky fakt është i qartë, nuk ka nevojë për interpretim”, shkruan Hafizi.
Postimi në Facebook i deputetes Mimoza Hafizi “Sot morëm nga Komisioni i Garancive Statutore (KGS) Vendimin zyrtar lidhur me kërkesën e 12 anëtarëve të PS për interpretim dhe zbatim të një sërë shkeljesh të Statutit të Partisë Socialiste. Duke falenderuar komisionin për përgjigjen, po i jap një sqarim të shkurtër kërkesave të shumta të medias.
KGS i njeh shkeljet, por nuk i përmend të gjithë shkelësit. Sepse fajin, sipas KGS, për mosmbledhjen për disa vite rresht të Kryesisë dhe Asamblesë Kombëtare nuk e ka kryetari, që duhej t’i mblidhte sipas Statutit, por vetë anëtarët e Asamblesë, pasi sipas Statutit nuk kanë mbledhur firmat e 1/3 së tyre, pra të 75 vetëve. Sipas KGS, një zgjidhje tjetër do të ishte të ushtrohej mocion mosbesimi ndaj kryetarit të partisë, por për këtë duhen firmat e 30 mijë socialistëve!
KGS thotë që në Partinë Socialiste, një organ ka legjitimitet derisa të zëvendësohet. Afati 4 vjeçar është thjesht matematikor!
KGS nuk e interpreton kërkesën tonë nëse mandati 4 vjeçar i kryetarit të PS është shkelur. Sipas këtij komisioni, ky fakt është i qartë, nuk ka nevojë për interpretim”.
Redaksia online
(L.Q/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
69.4%
-
Jo
27.2%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 1498
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15