Haftar përplas derën në Moskë dhe lë pa firmosur marrëveshjen për armëpushim në Libi

Haftar përplas derën në Moskë dhe lë pa firmosur marrëveshjen për armëpushim në Libi

Gjenerali libian Khalifa Haftar është larguar nga Moska pa nënshkruar marrëveshjen e armëpushimit me Qeverinë e Marrëveshjes Kombëtare e inicuar nga presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu i tij turk Rexhep Tajip Erdogan si dhe përpjekjet e bashkesisë ndërkombëtare për paqe në Libi.

Sipas Al Arabiya, Haftar e justifikoi mospranimin e armëpushimit duke deklaruar se dokumenti i propozuar injoron shumë kërkesa nga ushtria kombëtare libiane.

Homologu i tij, Kryeministri i qeverisë së marrëveshjes kombëtare Al Serraj, e kishte nënshkruar marrëveshjen dje në Moskë, ndërsa Haftar kishte marrë kohën për të studiuar dokumentin.

Sipas raporteve nga ‘Sky Neës Arabia’, Haftar kishte kërkuar gjatë takimit në Moskë, të çonte trupat e tij në Tripoli, të kishte pozicionin e komandantit suprem të Forcave të Armatosura Libiane dhe të formonte një qeveri të unitetit kombëtar që do të merrte vota e besimit nga parlamenti i Tobruk.

Gjenerali gjithashtu kishte kërkuar monitorim ndërkombëtar të armëpushimit pa pjesëmarrjen e Turqisë dhe tërheqjen e menjëhershme të mercenarëve "të ardhur nga Siria dhe Turqia"

Haftar ishte i bindur se fitorja ushtarake ishte afër, teksa një nga pikat e marrëveshjes ishte dhe largimi i trupave turke nga zonat e luftës.

Gjërat kishin shkuar keq qysh nga e hëna pasdite kur Kryeministri libian al Serraj, qeveria e të cilit njihet nga OKB dhe nga shumica e bashkësisë ndërkombëtare nuk kishte pranuar të takohej me Haftar.

Atë moment u kuptua se edhe ky raund i negociatave nuk do të ishte vendimtar dhe se përpjekjet diplomatike të Rusisë, Turqisë dhe Italisë edhe mund të dështonin.

Sipas ‘Al Arabiya’, duke përmendur dëshmitarë okularë thotë se në jug të Tripolit kanë rifilluar luftimet mes forcave të Haftar dhe al Serraj.

Italia është rikthyer në ballë të përpjekjeve diplomatike duke mbrojtur jo vetëm interesat e ‘Eni’ në Libi, por edhe duke parandaluar të këqijat si terrorizmi dhe një fluks të ri migracioni në Mesdhe.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:28
Erdogan kërcënon gjeneralin Haftar: Puçistit do t’i japim një leksion të mirë lufte

Presidenti i Turqisë, Rexhep Erdogan, ka thënë se Turqia do t’ia japë një leksion të mirë gjeneralit libian, Khalifa Haftar, nëse forcat e tij i vazhdojnë sulmet kundër qeverisë së njohur nga faktorët ndërkombëtarë në Libi.

Erdogani e dha këtë deklaratë gjatë një fjalimi në televizionin shtetëror pasi gjenerali Khalifa Haftar u largua nga Moska pa marrëveshje armëpushimi.

Rivalët e konfliktit nuk u takuan sy më sy, por delegacionet e tyre zhvilluan bisedime me dyer të mbyllura me diplomatët dhe ushtarakët e lartë nga Rusia dhe Turqia, të cilat vazhdimisht kanë bërë thirrje për armëpushim.

Duke folur gjatë një takimi me anëtarët e partisë në Ankara, Presidenti Erdogan e quajti gjeneral Haftarin puçist.

“Pavarësisht kësaj, ne mendojmë se bisedimet në Moskë ishin pozitive, sepse ato treguan fytyrën e vërtetë të puçistit Haftar para komunitetit ndërkombëtar”, tha kreu i shtetit turk.

Erdogan paralajmëroi se për Libinë do të diskutohet përsëri më 19 janar në Konferencën e Paqes në Berlin të Gjermanisë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja