Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, është shprehur se vendimi për dënimin me 81 vite burg në total të 4 ish-krerëve të UÇK-së nuk mund të njollosë heronjtë e Kosovës dhe luftën e saj për liri.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Peleshi gjithashtu ka shprehur solidaritetin e tij me 4 ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.
Reagimi i Peleshit:
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka reaguar pas vendimit të marrë sot në Hagë ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
Kryetari Peleshi deklaron se vendimi nuk mund të njollosë heronjtë e Kosovës dhe luftën e saj, duke shprehur solidaritetin e tij me ish-drejtuesit e UÇK-së dhe me Kosovën e lirë, të pavarur dhe demokratike.
Lajmi kryesor:
Dënimi i liderëve të UÇK-së, Shqipëria e Kosova një zë: Vendim i papranueshëm! Kurti: Nuk përfaqëson vullnetin e popullit! Rama: Marre







