Hagë, Holanda përgjegjëse për vdekjen e myslimanëve në Srebrenicë

Gjykata e Hagës bëri shtetin holandez ligjërisht përgjegjës për vdekjen e 300 myslimanëve në Srebrenicë gjatë luftës në Bosnje-Hercegovinë.
Për shkak të vendimit të marrë më 13 korrik 1995, ndërkohë që trupat serbo-boshnjake të gjeneralit, Ratko Mlladiç masakronin myslimanët që prej disa orësh, ushtarët holandezë kishin evakuar më shumë se 300 burra boshnjakë të strehuar në bazën ushtarake të batalionit Dutchbat, në Potocari.

"Dutchbat nuk duhet t'i kishte lejuar këta burra të largoheshin nga ndërtesa e tyre", theksoi gjyqtarja, Larissa Elwin duke nënvizuar se ushtarët holandezë duhet të kishin marrë parasysh se këto burra do të kishin qenë viktima të gjenocidit.

"Mund të konfirmoj me siguri të plotë se nëse Dutchbat do t'i kishte lejuar këta burra të qëndronin në ndërtesë, ata do të ishin në jetë", shtoi ajo.
Në korrik të vitit 1995, trupat e Ratko Mladic vranë rreth 8 000 burra dhe djem myslimanë duke u konsideruar kështu masakra më e rëndë në Evropë që prej Luftës së Dytë Botërore. Srebrenica në vitin 1995 ishte nën mbrojtjen e trupave holandezë./ATSH/

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë