HAGË- Ish-lideri i serbëve të Bosnjes, Radovan Karaxhiç ka nisur fazën e mbrojtjes në procesin që po zhvillohet për në gjykatën Hagës. Karaxhiç, i cili përballet me akuza për genocid në lidhje me masakrën e Srebrenicës, tha se në vend se të akuzohet, duhet të shpërblehet.

“Në vend se të më akuzoni se çfarë ka ndodhur gjatë luftës civile, duhet të më shpërbleni. Kam bërë gjithçka është e mundur, gjithçka në fuqinë njerëzore, për ta shmangur luftën”, u shpreh ai.

Më shumë se 7,000 boshnjakë mysliman burra dhe gra u vranë në Srebrenicë, akt i cili konsiderohet si një ndër makabritetet më të tmerrshme në Evropë që nga përfundimi i luftës së 2-të botërore.

Mbi Karaxhiç bie gjithashtu akuza lidhur me rrethimin e Sarajevës për më shumë se 44 muaj, ku humbën jetën më shumë se 12,000 civilë.

Gjyqi i 67 vjecarit në Gjykatën Ndërkombëtare të Krimeve të Rënda nisi në tetor të vitit 2009. Ai u arrestua në Beograd në vitin 2008 pas 13 vitesh që i fshihej drejtësisë.

(su.fu/Shqiptarja.com)