WASHINGTON – Ministri i Mbrojtjes së SHBA-së, Chuck Hagel ka thënë se edhe në rast se nuk luftojmë nga toka, forcat e armatosura të koalicionit duhet të jenë në terren në luftën kundër ISIL për shkak se mund të na ndihmojnë për dhënien e koordinatave në luftën nga ajri kundër kësaj organizate, raporton Anadolu Agency (AA).
Hagel i cili po përgatitet ti lërë detyrën Ashton Carter, në një intervistë për CNN ka thënë se lufta kundër ISIL nuk mund të zgjidhet vetëm nëpërmjet ushtrisë.
Hagel ka theksuar se problemet të cilat janë të lidhura me të shkuarën nuk mund të zgjidhen vetëm me anë të luftës. "Normalisht ndërhyrja ushtarake ndikon por raste të tilla kërkojnë gjithmonë zgjidhje politike" shtoi ai.
Hegel ka theksuar se për të luftuar kundër ISIL mund detyrohen të dërgojnë trupat amerikane për të ndihmuar ushtrinë irakiane. "Duhet të vlerësojmë të gjitha alternativat e mundshme, në luftën kundër ISIL duhet të dislokojmë trupat tanë në terren. Jo për të luftuar por për të bërë të mundur përcaktimin më të saktë të koordinatave në luftën nga ajri ndaj kësaj organizate.
Më duhet të them që akoma nuk jemi në atë pikë, vijmë apo nuk vijmë në këtë pikë, këtë nuk e di"./Anadolu Agency/
Redaksia online
(F.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com