Hahn:Ballkani i paqëndrueshëm,
rajon me potecial të madh rreziku

"Evropa duhet ta kuptojë se Ballkani vazhdon të jetë një rajon i paqëndrueshem, pa stabilitet dhe me potecial relativisht të madh rreziku. Në rast se ndodh diçka ne mund të përjetojmë një valë të madhe migrimi si para 20 vjetësh. Rrugët nga Ballkani në BE janë të shkurtra", kështu u shpreh gjatë një interviste për Deutsche komisioneri për Zgjerim Johannes Hahn.

"Por pozitivja është se ky rajon ka potencial të madh rritjeje ekonomike dhe në rast se krijohet tregu i brendshëm në rajon mund të krijohen vende pune. Ne si BE kemi interes për stabilitet në rajonin tonë fqinjë. Unë them gjithmonë, ne ose do të eksportojmë stabilitet ose do të importojmë mungesë stabiliteti. Kjo vlen si për Ballkanin edhe për vendet e partneritetit lindor dhe jugor.

Sipas tij rajoni i Ballkanit është rajoni ku BE nuk ka siguri për paqe.

"Procesi i Berlinit ka idenë e procesit europian. BE ka bërë që të sigurohet paqja në kontinent. Rajoni i vetëm, ku Europa nuk është e sigurtë 100% për paqen është Ballkani. Procesi i Berlinit nuk është gjë tjetër, veçse dyfishimi i idesë themeluese të BE. Përmes bashkëpunimit intensiv të largohet oreksi për shkatërrim. Këtu ka fusha të ndryshme bashkëpunimi: transporti për shembull, ku thjesht me ndërtimin e autostradave vendet afrohen më shumë me njëri-tjetrin. Po ashtu hekurudha. Këto çojnë në varësi e lidhje të gjithanshme. Dhe kur të kemi tregun e përbashkët, atëherë mund të ndiqen po të këto qëllime, pra të ofrojmë një kontribut për paqëtimin, duke përgatitur paralelisht integrimin europian. Një perspektivë e shkurtër e afatgjatë."

Rezistencë ndaj këtij propozimi ka bërë Mali i Zi dhe Kosova. Komisioneri i Zgjerimit sqaron se po bëhen të gjitha përpjekjet për t’i bindur edhe këto vende. “Varet nga ekipet tona që ta tregojnë gjatë përgatitjeve të Samitit të Triestes, se çfarë është në thelb tregu i përbashkët”, sqaron Hahn. 

Vërehet rritje e ndikimit rus dhe të Turqisë, atraktiviteti i BE-së ka rënë...pyet DW.

"Në Serbi mbështetja për BE-në është 52%, në vende të tjera 75%, në Shqipëri 90%. Me këto shifra duhet të jemi më të vetësigurtë. Kjo nuk do të thotë që nuk pranojmë kritika. Problemi që kemi është se ne pikërisht në emër të kësaj aspirate europiane paraqitemi si dikush që vë kushte. E kur dikur të vë kushte, si reformat, kjo nuk është gjithmonë e lehtë, prandaj nisma si tregu i përbashkët, apo dyfishimi i buxhetit të  programit "Erasmus" për bursat, synojnë që njerëzit ta kuptojnë vlerën e shtuar", shprehet zyrtari.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave