Me lot në sy Enada Hoxha ka pranuar se edhe pas ndarjes nga Gerd Vaso ende ka ndjenja për këtë të fundit, me të cilin ka edhe një djalë.
Ajo ka nënvizuar se asnjë moment s’do e mohonte diçka të tillë pasi në rrallë të parë do të gënjente veten e më pas të gjithë personat që e njohin atë.
“Unë nuk mund të them që jam e çliruar totalisht nga ndjenja. Do gënjeja veten dhe të gjithë ata që më njohin. Nuk është e lehtë për mua… Brenda meje ka ndjenja, ka, por siç e thashë tashmë duhet të respektoj veten më shumë se kurrë! Sido që të shkojë jeta ime unë jam e lumtur për atë çfarë kam përjetuar, për vërtetësinë e gjithçkaje që unë kam dhënë, për gjithë jetën që kam jetuar", tha Enada Hoxha në podcastin e Mira Kazhanit.
Teksa u pyet nëse kishin mbetur miq pas ndarjes Enada tha jo.
"Për zgjedhjen që Gerdi ka bërë nuk mund të mbetemi miq. Nëse do të kishim ndarje për mospërputhje karakteresh edhe mund të kishim mbetur miq, por lëndimi është shumë i madh dhe mënyra që ai ka zgjedhur... çdo përballje me të ka një efekt shumë të madh për mua”, tha Enada.
Më tej ajo shtoi se ende jeton me vjehrrën dhe djalin e saj 17 vjeçar.
"Jetoj ende me vjehrrën, është një grua e jashtëzakonshme më ka dashur shumë, ma shpreh çdo ditë ajo nuk e mendon dot idenë të ndarë nga mua dhe djali, Roani.
Do t'i qëndroj në krah deri sa të ketë jetë. Nuk e meriton që ta lë vetëm në një moment të tillë", u shpreh Enada.
Më mirë të vuash nga dashuria sesa nga mungesa e saj.Dashuria e marrëdhënia juaj duhet të ketë qenë perfekte,shumëvjeçare e kurorëzuar me djalë.Dhimbja e ndarjes në raste të tilla duhet të jetë e ëmbël.N.q.se kalon krizën e moshës,rrini e qetë,mund të kthehet prapë.
PërgjigjuBurri i Enades po kalon adoleshencen e bonuar 50 vjecare
Përgjigju