I pyetur nga gazetari i A1 Report Arbër Hitaj në lidhje me fazën në të cilën ndodhet vendi ynë sa i përket 5 prioriteteve të kërkuara, Kryeministri Rama theksoi se në shtator Shqipëria do të ketë gati të plotësuar prioritetet e përcaktuara me rezultate konkrete që do t’i paraqiten Brukselit.
“Në vjeshtë ne do t’i japim komisionit në dorë gjithçka të plotësuar lidhur me të pestë prioritetet nëse i referohemi detyrave të shkruara. Qëllimi nuk është që të çojmë në Bruksel letra por të ndërtojmë Shqipërinë evropiane këtu. Që të bëjmë këtë na vjen në ndihmë procesi i integrimit dhe më të gjithë instrumentat që ky proces iu jep vendeve. Normalisht pastaj pjesa tjetër i takon vendeve anëtare, dhe i mbetet atyre të vendosin” theksoi Rama. Fjala e Ramës në konferencën e përbashkët me Komisionerin Hahn
Ndërsa nga ana e tij Komisioneri Hahn nënvizoi se Bashkimi Evropian e do Shqipërinë pjesë të tij. Sipas Hahn këto ditë ashtu edhe në tryezën e BE ka parë një dialog mes palëve politike, duke kërkuar që kjo të vazhdojë edhe më tej. Duke vlerësuar ecurinë e reformave, eurokomisinerit tha se është me rëndësi që të bëhet reforma në drejtësi, si faktor kyç i shtetit ligjor dhe procesit të hapjes së negociatave.
Ora 13:55 Dekriminalizimi, Bregu: Ne jemi gati për dekriminalizimin, presim të na mbështesni
Majlinda Bregu ka reaguar për mediat pas përfundimit të takimit me Komisionerin e Bashkimit Evropian Johannes Hahn. Në fjalën e saj Bregu u shpreh se situata në të cilën ndodhemi aktualisht është një situatë e cila nuk është aspak favorizuese për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian, pjesë e të cilit synojmë që të jemi
“Opozita ka paraqitur një platformë, kryeministri është përpjekur të sfidojë, nesër i sfidojmë ne, në komisionin për dekriminalizimin do të kenë një platformë në përputhje me sugjerimet e ndërkombëtarëve. Nëse mazhoranca do të ketë platformë ta paraqesin por kam frikë se nuk do ta përmendin dekriminalizimin,” tha Bregu.
Ora 13:40 Pyetje-përgjigje të gazetarëve për Kryeministrin Rama dhe Komisionerin Hahn
Sa e gatshme është mazhoranca të bëjë ndërhyrje në Kushtetutë për dekriminalizimin sipas platformës së kërkuar nga opozita?
Rama: Faleminderit por sot e pashë opozitën ndërsa platformën nuk e kam parë.
Zoti Hahn ju u njohët me ecurinë e 5 prioriteteve. Ku patë ecuri pozitive dhe ku jo? E njëjta pyetje edhe për kryeministrin Rama.
Hahn: Duke parë 5 prioritetet kyçe do të thosha sa ka pasur ecuri dhe progres gjithandej dhe fokusi duhet të jetë në të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit. Ka nevojë për një gjyqësor të pavarur. Ky është parakusht që të luftohet krimi i organizuar dhe korrupsioni. Normalisht që ka pasur progres, por flitet edhe për trajnimin e gjyqtarëve dhe kemi folur edhe reformë në administratën publike. Nuk duhet të harrojmë si një person që vjen nga Austria se kemi pasur fatin të mos ishim në sistemin komunist, por kemi parë efektet. Më duhet të them se të gjitha ata vende që kanë qenë nën regjimin komunist.
Rama: Për t’i dhënë një përgjigje do t’i referohesha fjalës së komisionarit, është shumë e rëndësishme cilësia por edhe shpejtësia. Në vjeshtë ne do t’i japim komisionit në dorë gjithçka të plotësuar lidhur me të pestë prioritetet nëse i referohemi detyrave të shkruara. Qëllimi nuk është që të çojmë në Bruksel letra por të ndërtojmë Shqipërinë evropiane këtu. Që të bëjmë këtë na vjen në ndihmë procesi i integrimit dhe më të gjithë instrumentat që ky proces iu jep vendeve. Normalisht pastaj pjesa tjetër i takon vendeve anëtare, dhe i mbetet atyre të vendosin
Ora 13:30 Hahn: BE e vendosur për të mbështetur Shqipërinë
Komisioneri per Zgjerim ne BE Johannes Hahn ka vlersuar ecurine e Shqiperise te kryer gjate kesaj kohe nga vendi yne, duke kerkuar nga qeveria shqiptare qe te vijoje me vullnetin per te plotesuar 5 prioritetet e kerkuara.
"Dëshiroj të konfirmoj atë që tha zoti kryeministër se kjo është vizita ime e parë në vendin tuaj në postin tim. Të gjitha takimet kanë qenë frymëzuese për të gjetur këndvështrime për këtë çështje. Dialogu do të thosha janë frytet e të ecurit përpara sepse pa dialog nuk mund të ecet përpara. në këtë këndvështrim jam i lumtur që kam parë dialog si nga opozita ashtu edhe nga mazhoranca dhe duket se të gjithë janë të angazhuar drejt procesit të integrimit. Unë besoj se kjo është një gjë e mirë dhe e mundur sot. Duke parë të gjitha diskutimet kanë qenë premtuese, dhe siç e tha kryeministri Rama duhet të ekzistojë ky lloj dialogu. Ne po flasim për një proces që do të thotë një përafrim i vendit me standardet e BE. prandaj është e rëndësishme që Shqipëria të vazhdojë reformën në drejtësi. Ka nevojë për politika koherente dhe duhet të vazhdojë lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar shoqëruar dhe ndjekje penale dhe dënime dhe së fundmi për respektimin e pavarësisë së sistemit gjyqësor dhe lëvizjes së personelit. Është e rëndësishme që të ketë më shumë asistencë evropiane në burimet njerëzore. Dhe ne do të punojmë në këtë drejtim. Nesër do të mblidhen ministrat e transportit dhe të energjisë së Ballkanit në Kosovë për kolektivitetin dhe vlerat që kanë. Ballkani perëndimor mund të quajmë ata tregje që po dalin në pah. Por ama edhe kushtet e biznesit duhet të jenë të tilla që t’i përshtaten investitorëve të huaj. pra kjo ka të bëjë me sundimin e ligjit. Dhe kjo lidhet me krijimin e vendeve të punës, që do të sillnin një nivel më të lartë begatie për vendin. Do të thosha që ne si BE jemi të vendosur për të mbështetur Shqipërinë që të ecë për para sa më shpejt të jetë e mundur, por çështja nuk është shpejtësia por cilësia. Të jeni të sigurt se ne kemi dëshirë që Shqipëria të bëhet anëtare e BE."- tha Johanes Hahn.
Ora 13:25 Rama: Takimi, konfirmim i angazhimit të dyanshëm
Kryeministri Edi Rama ka theksuar se qeveria qe ai drejton mbetet e palekundur ne vullnetin e qeverise per te plotesuar 5 prioritetet e kerkuara nga Bashkimi Evropian. Siç theksoi shefi i qeverise, reformat e ndermarra do te vijojne te zbatohen ne menyre konkretet per te garantuar shtetin ligjor.
"Mes Shqipërisë dhe BE dhe në radhë të parë dua t’i uroj publikisht komisionarit në vizitën e tij të parë në vendin tonë, dhe rrugëtim të përbashkët dhe të suksesshëm në rrugën e integrimit në BE. dua t’i shpreh mirënjohjen në vazhdimin e këtij procesi me rëndësi historike për ne. Ky ishte edhe rasti i parë që t’i shprehja edhe një vlerësim të sinqertë për vazhdimin e angazhimit të KE për procesin e zgjerimit dhe për perspektivën evropiane. Dhe ky takim ishte momenti i konfirmimit të këtij angazhimit të dyanshëm. Nga ana jonë vumë në dukje rezultatet e reformave dhe konfirmuam vullnetin e palëkundur mbështetur në 5 prioritetet kyçe që në vlerësimin tonë janë një instrument i pazëvendësueshëm nxitës. Nga ana tjetër dua të nënvizoj edhe angazhimin e qeverisë si në reformat e brendshme por edhe [ër të përforëcuar rolin e rajonit çka ka marrë rëndësi të veçantë në procesin në Berlin. Puna është intensifikuar që prej takimit të shkuar. Kemi pasur zhvillime me rëndësi, për konsolidimin e një bilanci që ka treguar deri më tani të jetë progresiv në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit. E informuam për pikën në të cilën ndodhet reforma në drejtësi që qysh sot na jep garancinë e një produkti që do të mbyllë periudhën e gjatë të një tranzicioni të një sistemi të kalbur dhe do të vendosë themelet e një sistemi drejtësie evropiane bazuar në sistemin e së drejtës. Konsumi i energjisë së vëna në dispozicion është i barabartë me atë të hartimit të kushtetues së Shqipërisë. Nga ana tjetër konfirmuam vullnetin tonë për një proces gjithëpërfshirës edhe me opozitën dhe sot kemi kënaqësinë që sot opozita foli më tepër se sa qeveria. Edhe vendimi i Kuvendit për krijimin e Këshillit që me vullnetin tonë të plotë i është besuar që ta kryesojë opozita është provë e besimit tonë, si dhe për të ecur krah për krah me opozitën duke pasur sa më shumë ndërveprim dhe duke krijuar kushte sa më të rëndësishme për opozitën. Për ne mbetet e qartë, nuk jemi në kohën më të mirë politike për të folur për zgjerimin, por jemi në kohën më delikate për të mos e lënë procesin e zgjerimit pa e shtyrë me vendosmëri më tutje. Dhe për këtë arsye në i shohim negociatat jo si një tjetër hap në proces, por si vetë procesi.”-tha Rama.
Ora 11:18 Perfundon takimi me dyer te mbyllura i dialogut Shqiperi-BE
Perfundon takimi i raundit të pestë të Dialogut të Nivelit të Lartë ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë i cili bashkëkryhesohet nga Komisioneri për Zgjerim në BE Johannes Hahn dhe kryeministri Edi Rama.
Në këtë tryzë janë diskutuar 5 prioritet që Shqipëria ka si kusht për hapjen e negociatave dhe integrimin në Bashkimin Evropian, mes të cilave edhe dekriminalizimi.
Në tryezën e pestë të dialogut të lartë, Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, ka raportuar mbi ecurinë e prioriteteve të vendosura në BE. Ndërkohë pas ministres, kryetarja e Komisionit të Integrimit, njëherësh drejtuesja e Këshillit Kombëtar për Integrimin, Majlinda Bregu sqaroi ecurinë e qeverisë në raport me kërkesat e paraqitura nga BE.
Ora 12:03 Nis takimi i raundit të pestë të Dialogut të Nivelit të Lartë
Ka nisur takimi i nivelit të lartë Shqipëri-BE i cili bashkëkryhesohet nga kryeministri Edi Rama dhe Komisioneri për Zgjerim Johannes Hahn
Ora 11:41 Mbërrin Kryeministri Edi Rama
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në tryezën e dialogut të nivelit të lartë Shqipëri-BE, takim të cilin do ta bashkëkryesojë së bashku me Komisionerin për Zgjerim Johannes Hahn.
Ora 11:05 Basha pret Hahn: Vendmitare të bëhet dekriminalizimi
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha priti në takim Johannes Hahn, Komisionerin për Politikat Europiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, të Bashkimit Europian.
Pasi i uroi mirëseardhjen, Kryetari Basha i shprehu Komisionerit Hahn mirënjohjen për mbështetjen e fuqishme që Komisioni Europian dhe Komisioneri Hahn i japin Shqipërisë për projektin madhor kombëtar të anëtarësimit në BE. Basha e siguroi Komisionerin Hahn për angazhimin e plotë dhe pa rezerva të Partisë Demokratike në mbështetje të 5 prioriteteve dhe të çdo mase në funksion të anëtaresimit sa më të shpejtë të vendit në BE.
Komisioneri Hahn vlerësoi rolin e rëndësishëm që opozita shqiptare ka në këtë proces i cili duhet të jetë një proces gjithpërfshirës.
Duke u ndalur në situatën politike ne vend, Basha ndau me Komisionerin Hahn shqetësimin për hapat mbrapa përsa i përket standarteve dhe prioriteteve të integrimit.
Basha theksoi se Partia Demokratike dhe opozita shqiptare janë në një luftë pa kompromis me krimin e lidhur me qeverine, i cili ka kapluar institucionet deri ne nivelin më të lartë të parlamentit, po agreson deri me dhunë fizike e kërcënime për jetën përfaqësuesit e opozitës shqiptare, për t’u mbyllur gojën dhe ka mbjellë një klimë terrori dhe frike duke intimiduar institucionet e drejtësisë, sipërmarrjen, gazetaret dhe median shqiptare, si asnjëherë më parë. Krimi i lidhur me pushtetin po e shtrin pushtetin e tij oligarkik duke monopolizuar ekonominë shqiptare dhe duke u pasuruar përditë me një korrupsion që po shpërthen në të gjitha anët e vendit.
Kryetari Basha nënvizoi se Partia Demokratike është e vendosur në këtë përballje pa kthim me krimin e veshur me pushtet dhe se nga fitorja e kësaj beteje me çdo cmim varet e ardhmja e demokracisë shqiptare. Në këtë kuadër, kryetari i PD informoi Komisionerin Hahn se Partia Demokratike ka përgatitur dhe do të propozojë në komitetin ad hoc për dekriminalizimin, një kuadër ndryshimesh të Kushtetutës dhe ligjeve të vendit bazuar në modelet më të mira të vendeve të BE dhe SHBA me qëllim largimin e perfaqësuesve të botës së krimit nga parlamenti dhe administrata publike dhe për të garantuar se ata nuk do të mund të depërtojnë sërish në institucionet politike dhe qeverisjen e vendit.
“Pa çrrënjosur krimin nga politika dhe administrata publike, Shqipëria nuk mund dhe nuk do të arrijë kurrë të ecë përpara me reformat e tjera prioritare për integrimin e plote në BE” perfundoi Basha.
Komisioneri Hahn i rikonfirmoi Basha mbështetjen e Bashkimit Europian në luftën kunder krimit dhe për implementimin e të gjitha reformave që Shqipëria duhet të ndërmarrë për ecjen përpara në rrugën e integrimit europian.
Ora 10:35 Bushati takon Hahn: Të realizohen reformat
Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati priti sot në takim Komisionerin e BE-së për Politikën e Fqinjësisë dhe Negociatat për Zgjerim, Johannes Hahn, i cili ndodhet në Tiranë në kuadër të takimit të radhës së Dialogut të Nivelit të Lartë politik Shqipëri-BE.
Ministri Bushati e njohu Komisionerin Hahn mbi ecurinë e reformave dhe të përpjekjeve të Qeverisë për të përmbushur në kohë kriteret e parashikuara në udhërrëfyesin për pesë prioritetet kyçe. Ai vuri në dukje rëndësinë që ka marrja e një date për hapjen e negociatave sa i përket ecurisë së reformave, motivimit të administratës dhe mbështetjes publike.
Në takim u trajtua edhe bashkëpunimi rajonal në kuadër të Procesit të Berlinit dhe përgatitjeve për Konferencën e Vjenës, të planifikuar për t’u mbajtur në gusht të këtij viti, si dhe rëndësa e realizimit të projekteve të përbashkëta, me interes për gjithë rajonin.
Komisioneri Hahn vlerësoi ecurinë e deritanishme të reformave dhe rolin konstruktiv të Shqipërisë në kuadër të bashkëpunimit rajonal, si dhe shprehu mbështetje të plotë për Shqipërinë në procesin e integrimit, duke nënvizuar se shpejtësia e këtij procesi varet nga zbatimi dhe qëndrueshmëria e reformave të ndërmarra.
Ora 09:30 Meta pret Hahn: Gati të bëjmë reformën në drejtësi
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ka pritur sot në një takim Komisionerin për Politikat e Fqinjësisë Europiane dhe Negociatat e Zgjerimit në BE, Johannes Hahn.
Gjatë takimit, Meta u shpreh se Shqipëria është e fokusuar në implementimin e pesë prioriteteve kyçe, si reforma në administratën publike, reforma në sistemin e drejtësisë, lufta kundër korrupsionit, lufta kundër krimit të organizuar dhe të drejtat e njeriut, përfshirë edhe të drejtën e pronës.
“Sa i takon reformës në drejtësi, unë mund t’iu informoj se kemi ngritur një komision të posaçëm, që ka përfunduar tashmë fazën e parë të përgatitjes së dokumenteve analitike dhe do të dalë shumë shpejt me një konkluzion konkret”, tha z. Meta.
Gjithashtu, Meta njohu Hahn edhe me angazhimin e mazhorancës për të pasur një bashkëpunim sa më konstruktiv me opozitën, si në rastin e Këshillit Kombëtar të Integrimit, që do të drejtohet nga opozita.
“Opozitës i janë garantuar të gjitha të drejtat dhe hapësirat në Parlament dhe i është dhënë e drejta për të folur më shumë se sa mazhoranca në seancën plenare”, shtoi z. Meta.
Nga ana e tij, komisioneri Hahn vlerësoi arritjet e Shqipërisë dhe theksoi se konsensusi është i rëndësishëm, por palët politike kanë legjitimitetin e duhur për të pasur qëndrime të ndryshme mbi çështje të caktuara.
Në përfundim, Meta tha se një plan veprimi është miratuar nga Konferenca e Kryetarëve, që adreson rekomandimet e raport-progresit të Bashkimit Evropian për vitin 2014.
Ora 09:00 Rama takon komisionerin e BE Hahn
Kryeministri Edi Rama ka pritur në një takim Komisionerin e BE për Zgjerim Johannes Hahn, të cilët do të bashkëkryesojnë raundin e pestë të dialogut të nivelit të lartë Shqipëri-BE. Deri më tani nuk ka ende një deklaratë zyrtare mbi atë se çfarë kanë biseduar të dyja palët. Në tryezën e sotme të BE do të diskutohen 5 prioritetet e vendosura nga unioni evropian për vendin tonë në kuadër të integrimit.