Hahn për Balkanin: Shqipëria dhe Maqedonia, një hap para të tjerëve për t'u anëtarësuar në BE

Hahn për Balkanin: Shqipëria dhe Maqedonia, një hap para të tjerëve për t'u anëtarësuar në BE

Johannes Hahn

Komisioneri i Bashkimit Europian për zhvillimin, Johaness Hahn në një intervistë për median gjermane “Welt”  ka folur mbi situatën në Balkan.

Në fjalën e tij, Hahn është shprehur se mes vendeve të rajonit përveç konflikteve ka edhe një kompeticion se kush do të progresojë më shpejt drejt BE-së.

Për një kohë të gjatë një hap para të tjerëve ishte Serbia dhe Mali i Zi, ndërsa tani është Shqipëria dhe Maqedonia.

Johaness Hahn, Komisioneri i BE-së

Ndër të tjera, Komisioneri për Zgjerim ka folur edhe për Kosovën. I pyetur se çfarë konfliktesh fondamentale duhet të zgjidheshin në mënyrë që vendet e rajonit të bashkoheshin.

Serbia dhe Kosova duhet të zgjidhin mosmarrëveshjen e tyre. Në përgjithësi, ende duhet të bëhen përparime të konsiderueshme në të drejtat themelore. E fundit por jo më pak e rëndësishme, vendet e BE-së duhet të binden se pranimi premton më shumë stabilitet, tregje të reja dhe më shumë prosperitet për të gjitha palët.

Johaness Hahn, Komisioneri i BE-së

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja