Hahn-Syrizas-s: Tekstet shkollore,
çështje dypalëshe Shqipëri-Greqi

Hahn-Syrizas-s: Tekstet shkollore,<br />çështje dypalëshe Shqipëri-Greqi<br>
Komisioneri evropian për zgjerim, Johannes Hahn iu përgjigj kërkesës për interpelancë me 2 deputetët e “Siriza” të cilët kërkonin heqjen e hartave etnike dhe irredentiste në tekstet shkollore në Shqipëri. Pyetjeve të 2 deputetëve u është përgjigjur edhe zv.presidentes së KE-së e njëkohësisht shefes së Politikës së Jashtme të BE-së, Federica Mogherini.

“Marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe bashkëpunimi rajonal janë elemente themelore të procesit të Stabilizim-Asociimit dhe të zgjerimit të BE-së, ndaj dy shtetet duhet të përballojnë sa më shpejt çështjet për të cilat ndajnë mendime të ndryshme," tha Hanh.

Siç nënvizon gazeta proqeveritare greke “AYGI”, që publikon përgjigjen, pa marrë anën e askujt Hahn thotë se ekziston një komision i veçantë greko-shqiptar që merret me rishikimin e teksteve shkollore.

Sipas Komisionerit të Zgjerimit, raportet e vitit 2016 tregojnë se, përgjithësisht marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë mbeten pozitive, me vizita të shpeshta të nivelit të lartë, përfshirë edhe takimin e fundit të ministrave të Jashtëm në Kretë.

"Komisioni Europian – sipas Hahn – gjithashtu vë në dukje se të dyja vendet kanë diskutuar krijimin e një mekanizmi të përbashkët për përballimin e çështjeve dypalëshe të pazgjidhura,”  shpjegoi Johannes Hahn.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë