Komisionerit për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Johannes Hahn do të takohet ditën e sotme me kryeministrin Edi Rama.
Lajmi është bërë i ditur nga ambasadori i BE-së Luigi Soreca, i cili shkruan se takimi mes dy zyrtarëve do të jetë për vlerësimin e reformave nga ku edhe do të vendoset për vijimsinë e tyre.
"Komisioneri Hahn do të takohet sot me Kryeministrin Edi Rama për të vlerësuar së bashku gjendjen e përpjekjeve të vazhdueshme të reformave, të cilat duhet të ndiqen me vendosmëri në muajt e ardhshëm. BE për Shqipërinë,"- shkruan Soreca.