Hahn thirrje PD: Rikthehuni në
Kuvend dhe votoni Vettingun

Hahn thirrje PD: Rikthehuni në<br />Kuvend dhe votoni Vettingun
Komisioneri për Zgjerimin Johanes Hahn i ka bërë thirrje opozitës shqiptare që të rikthehet në Kuvend për miratimin e komisioneve të Vettingut dhe reformën zgjedhore bazuar në rekomandimet e OSBE.
 
Johanes Hahn deklaron se bashkëpunimi i qeverisë dhe opozitës është vendimtar për ambicien e vendit për t'u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.
 
Ndjej vërtet keqardhje lidhur me bojkotin parlamentar të njoftuar nga opozita. Debati politik nuk duhet të zhvillohet jashtë por brenda parlamentit. Bashkëpunimi i qeverisë me opozitën është thelbësor për ambicien e Shqipërisë për tu anëtarësuar në Bashkimin Evropian.
 
Është vecanërisht e një rëndësie të madhe që jeta parlamentare të vijojë në një kohë kur reforma thelbësore janë në axhendën e parlamentit, sic është ngritja e institucioneve të vetingut në kuadër të reformës në drejtësi, përfshirë edhe rekomandimet e misionit të OSBE/ODIHR të cilat janë esenciale për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme këtë vit. Këto reforma janë thelbësore për Shqipërinë që të vijojë rrugën e saj të integrimit në BE
” tha ai.

Edhe eurodeputeti Flenckestein i ka bërë thirrje opozitës shqiptare që të rikthehet në Kuvend dhe të votojë ngritjen e komisioneve të Vettingut.

Johanes Hahn
Deklarata e Johanes Hahn

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?