TIRANE-Kryetarja e grupit Demokrat në Kuvendin e Shqipërisë Rudina Hajdari jep zgjedhjen e saj për daljen nga kriza politike.

Ajo kërkon që deri në dhjetor të miratohet reforma zgjedhore me rekomandimet e OSBE-së dhe të ndryshohet sistemi, ndërsa më pas të bëhen dy palë zgjedhje për njëherë, parlamentare dhe lokale për daljen nga kriza.

"Zgjidhja është vetëm 1, brenda Dhjetorit të zhbëhet marrëveshja e 2008, të miratohen rekomandimet e OSBE/ODHIR-it dhe vetëm më pas të kemi zgjedhje të parakohshme parlamentare e lokale dhe ta ndreqim këtë vend. Boll me kryetarë perandorakë që e kanë shkatërruar demokracinë në këtë vend" shkruan Hajdari.

Por shumica e drejtuar nga kryeministri Rama ka deklaruar se deri në dhjetor do të miratohen rekomandimet e OSBE-së, por jo ndryshimi i sistemit, ndërkohë që ka mohuar kategorikisht zgjedhjet e parakohshme.