TIRANE- Shkëlqim Hajdari, ish-drejtuesi i prokurorisë së Apelit Tiranë e ka quajtur mbledhjen e 3 tetorit 2014 një mbledhje të paligjshme dhe me qëllime të mbrapshta. Reagimi i Hajdarit ka ndodhur nëpërmjet rjetit social të “Facebook”, ku prokurori pasi u shpreh mirënjohje një sërë kolegëve të tij, shprehet se mbledhja ishte e paligjshme dhe me qëllime të mbrapshta.