Kryetarja e grupit të djathtë parlamentar, Rudina Hajdari, foli me tone të ashpra ndaj klasës politike në Shqipëri, duke i quajtur bllokuesit kryesorë të integrimit të Shqipërisë në BE, për shkak se kanë frikë nga reforma në drejtësi që mund t'i godasë interesat financiarë dhe personalisht ata.
Gjatë fjalës së saj në Kuvendin e Shqipërisë, për raportin vjetor të Këshillit Kombëtar të Integrimit, Rudina Hajdari tha se veprimet e fundit politike tregojnë se e gjitha është orkestrim i krizës së radhës për të dalë keq përpara partnerëve ndërkombëtarë. Ajo tha se vendit i duhet një klasë tjetër politike që të luftojë për integrimin e vendit në familjen e madhe evropiane, dhe për këtë ajo mori angazhim si politikane e re për të luftuar në këtë drejtim pavarësisht sulmeve që do të marrë gjatë rrugës nga ata që nuk e duan integrimin.
"Kur vjen puna tek integrimi të gjithë duhet të jemi bllok të bashkuar.
Me dashakeqësi orkestrojnë krizën e radhës duke na turpëruar para partnerëve ndërkombëtarë. Luajnë ping-pong me të ardhmen e shqiptarëve, vetëm e vetëm që të vonojnë fillimin e bisedimeve, për të prishur të ardhmen.
Kjo i tejkalon përmasat e një krimi kombëtar. Në vend të bëhej bashkë, të ishim avangardë të reformave që na kërkon BE, ata janë bllokuesit kryesorë të afrimit me Evropën, ata e dinë shumë mirë që reformat prekin interesat e tyre personale, financiare. Reformat madhore si ajo e drejtësisë, zgjedhore, që prekin sistemin, trondit këta politikanë, këtë makineri politike të ndryshkur e të kalbur që rëndon mbi kokat e shqiptarëve.
Kupa po mbushet, shqiptarëve u ka ardhur në majë të hundës. Detyrimet tona duhet të jenë shumë më të larta. Ne duhet t'u kthejmë shpresën shqiptarë. Është detyra jonë si politikanë të rinj të largojmë pazarxhinjtë e politikës shqiptare. Këta do na luftojnë do na sulmojnë do na fusin shkopa por ne nuk do të dorëzohemi, do të luftojmë deri në fund. do ta fusim shqipërinë në evropë, do të jetë një rrugë pa kthim", tha Hajdari.
Presidenti Ilir Meta mbajti tubimin e parë anti-qeveritar më 2 mars, duke paralajmëruar të tjerë, për të shpërndarë parlamentin, e ndoshta edhe për të mësyrë me dhunë brenda tij nëse mazhoranca dhe ndërkombëtarët, që ai i quajti mafiozë që ndër vite kanë luajtur me sovranitetin e shqiptarëve, nuk e marrin seriozisht dekretin që ai paralajmëroi të firmosë.
Lajmi kryesor:
Kuvendi miraton dhe me votat e opozitës Anti KÇK-në! Rama-politikanëve: Dita juaj më afër nga sa mendoni! Mezi e pres dhe vetë (VIDEO)
G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24%
-
Të gabuar
68.4%
-
Nuk e di
7.6%
Vota total: 2987
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tabaku: Ka mbërritur pozicioni negociues për grup-kapitullin 6, të hënën Komisioni i Integrimit mbledhje me dyer të mbyllura!
26 Nëntor, 11:23
-
Buxheti 2025 kalon te 'Ligjet': 500 milionë lekë më shumë për zgjedhjet, 200 milionë lekë për SPAK, shtesa për sigurinë kibernetike dhe institucionet e Drejtësisë
25 Nëntor, 19:58
-
Kuvendi në seancë të posaçme, kryeparlamentarja e Çekisë: Mbështesim anëtarësimin e Shqipërisë në BE! Ka rol të rëndësishëm kundër ndikimit rus
25 Nëntor, 17:18
-
Buxheti 2025/ Shehi kërkon rritjen e pensioneve te Ekonomia: Le të rritet borxhi me 0,4%, pse medalje nga FMN do marrim?!
20 Nëntor, 17:27
-
Kuvendi miraton në parim pr/buxhetin e vitit 2025, PS kalon portofolin 8.2 miliardë euro me 75 vota! PD-së i dështon protesta
19 Nëntor, 20:40
-
Kuvendi debat për vrasjen e 14-vjeçarit, Zhupa: Manastirliu të dorëhiqet, ku e çuat 'Paketën e Sigurisë' në shkolla? Balla: Mos bëni politikë, na jepni votat ta miratojmë! PD 1 minutë heshtje pa PS
19 Nëntor, 07:25
-
Vrasja e 14-vjeçarit bëhet ‘mollë sherri’ në Kuvend/ Zhupa: Ministrja e Arsimit të japë dorëheqjen me turp, përgjegjës dhe ai i Brendshëm! Manastirliu: Të mos promovojmë gjuhën e urrejtjes
18 Nëntor, 15:21
-
Edi Rama: 100 - 150 euro bonus për pensionet në fundvit, marrin edhe në pranverë! Qylymat fluturues të Sudes e Rrapushëve tregojnë një tufë përrallash (Fjala e plotë në Parlament)
18 Nëntor, 14:48
-
Buxheti 2025/ Si do të shpërndahen 8 miliardë euro! Fjala e plotë e ministrit të Financave Petrit Malaj
18 Nëntor, 14:33
-
Buxheti 2025 në Kuvend 12 orë diskutime/ Rama: 100 - 150 euro bonus për pensionistët në fundvit, marrin edhe në pranverë! S'rrisim taksat! PD: Mashtrim, i shërben oligarkëve, sjellin në seancë flamurin serb
18 Nëntor, 07:19
-
Buxheti 2025/ Bardhi: Rama ka para që të paguajë inceneratorët që s’ekzistojnë, por jo për pensione dinjitoze! Në 12 vjet nuk bëri asgjë, më të ulëtat në rajon
17 Nëntor, 15:21
-
Hetimori i Shëndetësisë/ Beqaj reagon nga qelia: Deputetët e PD më tallën dhe fyen për mbi 14 orë, s’mund të lejoj nëpërkëmbjen e dinjitetit! S’kërcënova askënd, nuk më lejuan të dëshmoj
14 Nëntor, 08:00