Hajdari: Ndryshimin e sistemit e duan dhe të huajt! Gjiknuri kundër: S'është ai problemi, do na duhet të ndryshojmë Kushtetutën (VIDEO)

Hajdari: Ndryshimin e sistemit e duan dhe të huajt! Gjiknuri kundër: S'është ai problemi, do na duhet të ndryshojmë Kushtetutën (VIDEO)

Dy bashkëkryetarët e 'Zgjedhores', Rudina Hajdari dhe Damian Gjiknuri

TIRANË- Reforma Zgjedhore i ka ndarë sërish palët politike në parlament. Rudina Hajdari, në cilësinë e bashkëkryetares së Komisionit të Reformës Zgjedhore është shprehur se ndryshimi i sistemit është kyç dhe këtë nuk e do vetëm opozita parlamentare, por edhe ndërkombëtarët!

Megjithatë, Damian Gjiknuri ka dalë hapur  kundër, me argumentin se sistemi nuk është problem i zgjedhjeve në vendin tonë, por humbësit që nuk pranojnë rezultatin. Ai kërkon më shumë kohë, pasi sistemi duhet të pasohet edhe me ndryshe të Kushtetutës. Më tej, ai ftoi opozitën joparlamentare të vijonte dialogun për Reformën Zgjedhore që të miratohet brenda afatit të caktuar. 

Nga foltorja e Kuvendit, dy bashkëkryetarët u bashkuan në një pikë, në kërkesën për rikthimin e opozitës në tryezën e Këshillit Politik, ndonëse për qëllime të ndryshme. Nga njëra anë, Hajdari shprehet se opozita duhet të rikthehet për të mos ua lënë shtetin në dorë socialistëve, sipas së cilës nuk bëjnë gjë tjetër veçse varfërojnë shqiptarë. Ndërsa, Gjiknuri sipas prania e opozitës në tryezë është një kërkesë e ndërkombëtarëve, por edhe sepse mazhoranca kërkon një reformë gjithëpërfshirëve.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:26
Murrizi: Teatri sebepi i PD-PS për mos bërë ‘Zgjedhoren’! Basha si Rama, ai bën viza të kuqe, tjetri të bardha

Me nota ironike duke folur si kreu i grupit parlamentar demokrat, nuk i ka kursyer akuzat për asnjë nga partitë politike. Ai ka folur për shembjen e Teatrit, ndryshimin e sistemit zgjedhor, sjelljen e policisë në protestën e Aleancës ku fajtor të përbashkët bën PD-PS.Ai e ka quajtur shembjen e Teatrit Kombëtar si një sebep për të mos miratuar Reformën Zgjedhore, nga të dyja palët. 

"Bëni sikur do t'i hani veshin dhe pastaj i hani Teatrin. Keni kohë që hipini sipër shqiptarëve me fukarallëkun, si vëllai  kryeministri dhe bën vija të kuqe, një qefli me vija të bardha, vija e madhe e zezë është mbi shqiptarë. Policët paguhen nga taksat e shqiptare për të mbrojtur shteti, trafikantët VIP i keni sjellë në qeli me makina VIP, Alfred Lelën e morët zvarrë, aq gallatë sa në mënyrë të koduar i keni cuar mesazh njëri tjetër. Me 17 maj nuk e kisha unë turnin tha hëngsja e veshit, po ai që hëngri picat. Në këtë sallë ka aktor që nuk kanë ku të luajnë teatër. Edhe në 2008 si vëllezër të Damianit, Kaçe i PS-së që sot është i PD dhe një deputet i PD që sot është i PS-së kanë pasuar rekomandime që listat e hapura është sistemi më i mirë, ju me 21 prill 2008, ua hoqët këtë të drejtë. Sot keni tre propozime konkrete. 1 është me 39 firma të deputetëve opozitar. Sot keni 3 propozime konkrete. 1 propozim- dhe dua të falenderoj kolegun Stojku dhe Musai. Me 39 firma të deputetëve opozitarë, asnjë nuk është tërhequr. Populli vdes për ju, populli ju do, bashkë me ata që mblidhen se i pashë tek parku i Tiranës. Dy kryetarë të grupeve parlamentare dhe deklarimi im është që shqiparët të zgjedhin, kurse ju bëni gallatë që rrëzuat një godinë pasi u shkelët syrin njëri- tjetrin. Pasi bëtë sebepin për mos bërë Reformë Zgjedhore. Tani pasi u shemb Teatri dhe s’ka më kuptim jeta madje do bëjnë edhe vetëvrasje. GOdina që duhet shembur dhe përmbysur nga themelet është parlamenti. Vjen era myk të lista të dy kryetarëve të partive. Jam dakord që komisionet zgjedhore të jenë jopolitike, dhe jo me furgonat me cunnat problametikë që presin për paratë e pista", shprehet Murrizi.

Ora 12:47
Gjiknuri: Nëse ndryshojmë sistemin, shpërbëjmë Kushtetutën! Opozita të ulet në tryezë kjo nga rruga me megafon (VIDEO)

Damian Gjikuri në cilësinë e bashkëkryetarit të Komisionit për Reformën Zgjedhore është shprehur se problemi i zgjedhjeve në vendin tonë nuk është sistemi, por mospranimi i rezultatit nga humbësit. Për Gjiknuri, ndryshimi i sistemi do të sjellë edhe ndryshim të Kushtetutës dhe vendi nuk është i përgatitur për këtë. Ai ka pasur edhe një përgjigje për opozitën, sipas duke kundërshtuar mënyrën e e tyre të punës. Nga foltorja e Kuvendit, Gjiknuri tha se i opozita duhet të ulet në tryezë dhe jo të vendos kushte pa diskutuar.

"Zgjedhjet nuk kanë qenë problem sistemi, por mos pranimi i rezultati nga humbësit. Jo për shkak se ligji ka qenë i keq, jo se vendi s'ka ditur të bëjë zgjedhje. Humbësat zakonisht mallkonin sistemin. Si kemi ecur deri tani me ndryshimin e sistemit? Reforma Zgjedhore duhet të ketë dakordësi se përfaqësojnë elektoralin e saj, përfshirja e PD-së ishte dhe është e domosdoshme, por brenda limiteve që përcakton koha. Flitet sikur kanë sjellë 5 trakte dhe ne duhet t'i hamë, reforma nuk bëhet me letërkëmbime. Funksionuam si një grup teknik, ku palët ulet dhe diskutojnë dhe nëse nuk gjejnë dakordësi kemi një arbitër mendimi që na thotë si është më e mira, që është ODIHR. Sot janë në tavolinë disa paketa, ka diferenca për rolin e kontrollit, për kuotën gjinore, për shpenzimet elektorale, për këtë duhet t'i kthejmë përgjigje me shkrim? Kemi ndrje po si do zgjidhen me letër këmbime apo me diskutime në tryezë? Vetëm kështu do të ecim përpara, nuk është mënyrë të largohesh nga tavolina, po ulu puno, dialogo. Pse gjithmonë me megafonë do bëhet kjo punë? Unë s'jam dakord as me deklaratat e forta. Ka shumë sisteme, po si do arrijmë rezultate të përbashkëta, kur ndryshohet sistemi zgjedhor, ndryshohet raporti që ka kuvendi me presidencë, në institucionet e tjera, nuk mund të zgjidhet çështja e sistemit", tha Gjiknuri.

Ora 11:55
Përmeti: Pse PD-PS e kanë mbajtur të fshehtë propozimin e SHBA-së për sistemin? (VIDEO)

Deputeti Andi Përmeti në fjalimin e tij ka ngritur një pyetje për të dyja palët politike, PS-PD: Pse kanë mbajtur të fshehtë propozimin e SHBA-së, për ndryshimin e sistemit. Përmeti shprehet se ky është një tregues se si këto parti të mëdha janë bërë bashkë me njëra- tjetrën kundër ndryshimit të sistemit.

"Pse propozimi i ambasadës amerikane është mbajtur i fshehtë, të treja partitë që janë gati të vriten kanë dakordësuar që ta mbajnë të fshehtë.

Pse Rama dhe partitë jashtë parlamentare kanë frikë nga ndryshimi. Hidheni në votim dhe unë jam gati ta votoj", tha Përmeti.

Ora 11:36
Hajdari: Ndryshimin e sistemit e duan dhe të huajt! Opozita të kthehet në tryezën e Këshillit Politik (VIDEO)

E indinjuar, deputetja e opozitës së re, Rudina Hajdari ka folur për ndryshimin e sistemit zgjedhor, për të cilin ka këmbëngulur gjithnjë, duke theksuar se për këtë ka dhe mbështetje e ndërkombëtarëve. Ajo u është drejtuar deputetëve socialist pse nuk dalin në mbrojtje të Teatrit, e ndërsa ka ftuar opozita të rikthehet në tryezën e Këshillit Politik "për të mos e lënë vendin në dorën e socialistëve"

"Nëse nuk ndryshojmë sistemin e kemi të pamundur që të ndryshojmë një Shqipëri që është vjedhur, fundosur. Çdo gjë ka marrë fund, se e ka marrë peng politika. Sot qytetarët shqiptar duhet të ishin me një buxhet të paktën 50 mijë dollarë për familje, se Shqipëria ka pasuri natyre. Edhe pse jemi një vend i pasur, me naftë, krom, me dete, janë të grabitur nga 5 njerëz. Ti lind me borxhe. Enver Hoxha ka vdekur në 1985, ca po bëjmë ne.

Pse nuk e mbron asnjëri nga ju teatri, ju mban me litar prej fyti kryetari i partisë suaj. SHBA dhe ndërkombëtarët po e çojnë idenë përpara, duhet ndryshimi i sistemit, se politika e këtij vendi e ka marrë peng këtë vend. E latë Shqipërinë në duart e socialisteve duke braktisur mandatet, hajde të luftojmë këtë vend", tha Hajdari, fjalim i cili ka marrë duartrokitje nga deputetët e opozitës.

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase