Hajdari nga SHBA në 'Pa Protokoll': Berisha dhe Basha s'e sjellin dot PD-në në pushtet! 'Foltorja' nisi në momentin e gabuar! S'kandidoj për kreun e partisë (edhe pse s'ka garë zyrtare)

TIRANË- Ish-deputetja Rudina Hajdari, nga SHBA-ja, ka deklaruar se opozita, në tërësi sot është më e përçarë se kurrë, e ndërsa sa i përket luftës së brenda brenda PD-së, ajo është e bindur se as Lulzim Basha dhe as Sali Berisha nuk i sjellin dot demokratët në pushtet. Kjo sepse sipas Hajdarit, Bsha dhe Berisha kanë tipare të njëjta të të drejtimit të partisë, tiparet e një lideri autokrat.

"Asnjëri as tjetri nuk e sjellin dot PD-në në pushtet. Shikoj një parti që është degëzuar në disa kampe të ndryshme jo të unifikuar dhe opozita vet nga të gjitha anët është e përçarë, një opozitë e dobët është fatkeqësi për vendin. (...) Ka tiparet e një lideri autokrat, ngjan shumë edhe me liderin më të mëparshëm,janë dy lider partie që kanë pasur disfata të njëjta sa i përket sjelljes me anëtarët e grupit të PD-së që kanë dhënë një kontribut, 2 kryetar me tipare të njëjta", tha Hajdari.

Takimet e Sali Berishës me 'Foltoren' e tij, për Hajdarin, kanë ardhur në momentin e gabuar, kjo pasi ajo është e mendimit se e gjitha nisi pasi ish-kryeministrit iu cenua interesi personal dhe jo për të mirën e partisë.

"U nis nga cenimi i interesit personal, nuk ishte momenti i duhur, kur ishte brenda PD-së që ka mbështetur zotin Basha, ai nuk ka shprehur asnjëherë rezerva sa i përket vendimeve të Bashës dhe për sa kohë në 2013 dhe deri tani, që iu cenua interesi, e bëri shumë të vështirë këtë si proces. Sado ta glorifikojmë këto momente dhe i pompojmë për arsye të ndryshme, qoftë për arsye historike apo mediatike, i ngjajnë të shkuarës dhe shumë njerëz nuk kanë shumë interes, çfarë duhet bërë që t'i japësh një fytyrë tjetër partisë, për ta ambalazhuar me një paketë që përfaqëson të ardhmen, dhe jo të përsëritet e shkuara.

Kandidatura e Berishës? Çdo njeri ka të drejtën që të hedh kandidaturën, qëllimi i drejtimit të partisë a është për të ardhur në pushtet, a duhet të jetë kryetari i ardhshëm një vizion afagjatë, për të thirrur rininë për ata njerëz që kanë dhënë kontribut, kryetari i mëparshëm edhe mund t'i ketë zbuar, njerëz që kanë dhënë ca kanë dhënë brenda PD, e kanë mbaruar misionin e tyre . Nuk është në dorë të një personi, PD duhet të kuptojë problematikat dhe vendimet që e kanë çuar deri në këtë vend që është sot, të kërkojë ndjesë për ata njerëz që i ka larguar, sjellja  Berishë dhe Bashës, po e trajtojnë PD si pronë dhe anëtarësisë si arenë futbolli, ku secili bën tifo", tha Hajdari, në 'Pa Protokoll'.

Ndonëse nuk ka një garë, Sali Berisha dhe Fatbardh Kadilli kanë shpallur kandidaturën për kreun e PD-së, Hajdari e ka përjashtuar si mundësi dhe për këtë jep 2 argumente.

"Sepse nuk e shikoj si momentin e duhur, PD është futur në një ngërc që do të dojë shumë kohë që të kthjellohet, nuk jemi të artë mes atyre se çfarë ka ndodhur me zgjedhjet, 25 prilli ka qenë më të këqija se ato të 2017, sa i përket pengmarrjes së zgjedhjet dhe vjedhjes së votës dhe brenda opozitës ka pasur edhe mungesa si janë monitoruar situata dhe mesazhet që kanë përcjellë", tha Hajdari.

Intervista e saj u shoqërua edhe me momente të bukura, ku protagoniste ishte vajza e saj e vogël. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:00
Detaji i veçantë në intervistën e Rudina Hajdari në 'Pa Protokoll'! VIDEO nga momenti kur vajza i ndërhyn në intervistë, del në kamera

Rudina Hajdari ishte e ftuar me 'Skype' nga SHBA-ja në emisionin 'Pa protokoll' në report Tv. Megjithatë, një detaj shumë i bukur i kësaj interviste, ishin zërat e vajzës së saj pas gjatë gjithë kohës. 

Gjatë gjithë intervistës, ajo dëgjohet teksa luan në sfond, e pa shqetësuar se mami i saj po bënte një intervistë, madje në një moment ajo edhe ka dalë në kamera. 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tasho: 30/10/2021 17:02

    PD-ja ka nevojë për një figurë si zonja Hajdari. Z.Hajdari ju lutem kthehuni furrishëm në krye te PD-së.

    Përgjigju
  • Edmond: 30/10/2021 09:31

    Jo ato te dy nul e sjellin dot , ti po e sjell , sic e mbajte ne pushtet Ramen , bravo kep dhe mend. Koha jote filloj dhe mbaroj shume shpejt .

    Përgjigju
  • Rexhep VËRRA KASAP Bule Leka [ kepi ]: 30/10/2021 08:35

    Kur u bë dhe Rudina Hajdari për të bër politik mos ngelt këmb njeriu pa u bër politikan në Albanistan. Prandaj dhe Albanistani është në ktë gjëndje se ka politikan të tipit Rudina pa nivel e pa kapacitet.

    Përgjigju
  • Zulu: 30/10/2021 05:27

    Aman na kandido. .se mezi po presim ..nuk po na ze gjume qe te bejme ty dhe familjes tende hajdute e te degjeneruar KRYETARE partish....ti shyqyr qe gjete burre..kete thuaj..maloke e trashe....

    Përgjigju
  • Eri: 30/10/2021 00:04

    Kush flet. Kjo qe u be postiqe e Kimit. Tani ka ngel kot. Ca pozicioni pune te caktu Rama? Fol, trego ji transparente.

    Përgjigju
    • Paulin ramaj: 30/10/2021 12:45

      ndersa mami jot nuk e kaloi dot VITINGUN posi nuk dinte te justifikonte parate e korrupsionit sigurisht me bekimin e Berishes.Zgjedhesit ju dhasne njepergjigje qe jo vetem qe nuk e degjoni por as nuk e keni kuptuar hala.Politika nuk eshte nje marrjveshje korrupsioni. gezo leket qe vodhi mami karrupsioni

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Magjia e Krishtlindjeve, qindra njerëz shijojnë koncertin festiv në sheshin 'Skënderbej'

Magjia e Krishtlindjeve, qindra njerëz shijojnë koncertin festiv në sheshin 'Skënderbej'