Hajdari për Report TV: Sistemin ta vendosin shqiptarët me referendum! 15 marsi, shumë shpejt

Për Rudina Hajdarin pak shpresa ka që tryeza e dialogut për reformën zgjedhore të prodhojë edhe ndryshimin e sistemit zgjedhor. Nëse duhet shkuar apo jo drejt listave të hapur, bashkëkryetarja e komisionit për reformën zgjedhore ja lë në dorë shqiptarëve.

 “Nëse ne kërkojmë një ndryshim në sistem mendoj se do ishte e udhës të kishim një mënyrë ose mjeti që ti drejtoheshim qytetarëve nëpërmjet një referendumi nëse do të ndryshojmë sistemin dhe cili është sistemi i duhur për shqiptarët sot. Nëse opozita parlamentare kërkon hapjen e listave a do ishte kjo një zgjedhje e duhur për qytetarët, pse jo mos ta vendosin qytetarët vet duke i shtruar këtë pyetje me referendum. Çështja e referendumit ka të bëjë dhe me disa probleme administrative, mënyra si ushtrohet, organizohet, merret vendimi. Duhen disa ndryshime në mënyrën si ky proces bëhet. Duhen disa ndryshime në mënyrën si ky proces bëhet.”, tha Hajdari.

Në një intervistë për Report TV Rudina Hajdari lë të kuptohet se mund të kapërcehet limiti i vënë për miratimin në parlament për një draft të dakordësuar mes palëve. 15 marsi sipas saj është shumë shpejt për të pasur edhe pjesë të tij edhe ndryshimin e sistemit.

 “Data 15 mars po afron dhe ka disa tema dhe çështje që do të trajtohen në këtë tryezë. Gjithsesi sistemi zgjedhor është një nga temat më të rëndësishme që duhet të trajtohet patjetër sepse kemi propozime konkrete që kanë ardhur në Komision. Besoj është e udhës që deri në datën 10 mars të kemi një ide të qartë nëse do kemi ndryshim të sistemit kur bëhet fjalë për hapjen e listave sepse ndarja administrative është diçka tjetër”, shtoi Hajdari.

Deri më tani katërshja e Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri, Oerd Bylykbashi, Rudina Hajdari, Petrit Vasili së bashku me ekspertët përkatës kanë miratuar vetëm kalendarin e punimeve, dhe nuk dihet nëse deri më 10 mars, ashtu siç u gjet dakordësia për uljen në tryezë edhe të opozitës jashtë parlamentare, të gjendet dhe gjuha e përbashkët për ndryshimin e sistemit.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë